Vjenë – Pianistja kosovare Lule Elezi ka qenë e ftuar në Vjenë në Palais Hansen të intepretojë si soliste vepra të Chopin, Rauf Dhomi dhe Ludwig van Beethoven.
Pas koncertit, ambasadori kosovar ka mbajtur një pritje, ku është prezantuar një CD nga Lule Elezi.
Koncerti u zhvillua në kuadër të ciklit të koncerteve “International Chopin Society” dhe ishte koncerti i fundit i vitit.
Koncertet në vijim u desh të shtyheshin për vitin e ardhëm për shkak të situatës së pasigurt prej pandemisë ekzistuese.
Lule Elezi luajti disa nocturno, një baladë dhe një Scherzo nga Chopin, ashtu siç duhet të interpretohej në një koncert pjesë e Shoqërisë Chopin.
Më pas ajo interpretoi Sonata për Piano nr. 8 në C minor e Ludwig van Beethoven.
Me një kompozim të Rauf Dhomit, ajo dëshmoi një referencë për vendin e saj, Kosovën. Kompozitori vjen nga qyteti kosovar i Gjakovës. Pas hapjes së Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ai iu bashkua Departamentit të Muzikës në vitin 1975. Në vitin 1992 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve. Rauf Dhomi deri më tani ka kompozuar tre opera. Përveç kësaj, prej tij vijnë këngët dhe veprat orkestrale, si dhe muzikë për filma artistikë.
Lule Elezi
Lule Elezi ka lindur në Kosovë, një vend që ka kaluar nëpër shumë vështirësi sociale dhe politike. Angazhimi i saj muzikor filloi në moshën shtatë vjeçare kur mori mësime pianoje nga nëna e saj, mësuese pianoje.
Talenti i saj, puna jo komode dhe dashuria për instrumentin e shtynë Lule Elezin të zhvillojë më tej teknikën e luajtjes në piano në shkollën fillore dhe të mesme të qytetit të Prizrenit. Më pas ajo kreu një diplomë universitare në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti i Arteve, e specializuar në piano).
Kjo u pasua nga një specializim dy vjeçar në piano në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe një master dyvjeçar në Akademinë e Muzikës në Sarajevë në klasën e Profesoreshën ruse Swetlana Chlaidze.
Lule Elezi shfaqet si soliste, shoqëruese e pianos dhe në ansambël. Ajo është e njohur për lojën e saj të fuqishme dhe delikate (FDE Record House – Luksemburg), e cilësuar si virtuoze në interpretim (Momag – Austri), e vlerësuar për interpretimin e saj të ndjeshëm të krijimtarisë së kompozitorit Frédéric Chopin, Lule Elezi arriti njohje ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër me koncerte në Evropë, SHBA dhe Azi me vepra nga periudha klasike dhe romantike.
Nga aktiviteti solistik i koncerteve të Elezit duam të veçojmë: Koncerte si soliste piano me Orkestrën Simfonike të RTSH në Tiranë (Shqipëri), koncerte solo në Vjenë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Chopin në Gaming, koncerte solo në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Stokholm, Frankfurt, Hamburg, Storkow, Potsdam, Berlin, Wuhan (Kinë), Nju Jork, Shën Petersburg (Rusi) dhe Tokio.
Gjatë pandemisë, ajo regjistroi një CD në “Shtëpinë Mozart” në Vjenë me vepra të Ludwig van Beethoven dhe Frédérik Chopin. Kjo CD mund të prezantohet nga tani për publikun.
Gjatë interpretimit ajo tregoi talentin e saj dhe publiku e riktheu në sallën e koncerteve me duartrokitje të forta për bis./Shqipëroi Elida Buçpapaj

Sebastian kocon

Sebastian kocon

Sebastian kocon
Fotot Lule Elezi 2, 3, 4
Konz_89 2: Foto kopertina: Nga e djathta në të majtë Univ.Prof. Dr. Johann Günther, Drejtor i Shoqërisë Ndërkombëtare të Chopin, Clara Birmasz, Zëvendës Presidente e Shoqatës Ndërkombëtare Chopin, Prof. Theodor Kanitzer, President i Shoqërisë Ndërkombëtare të Chopin, Lule Elezi, pianiste nga Kosova, ambasadori i Kosovës në Vjenë Lulzim Pllana, ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo
Prof. Dr. Johann GÜNTHER
Vorstandsmitglied
Internationale Chopin Gesellschaft
Biberstraße 4/4
A 1010 Wien
AUSTRIA
+436641008102
johann@johannguenther.at
www.chopin.at
Po CD ku?