Koncepti i kohes eshte nje koncept i lidhur pazgjidhshmerisht me materien. Me frequencen tone qe eshte vendosur, lidhur, tek materia. Ka shume kohe dhe shume koncepte njerezore te kohes. Koha mund te jete lineare, koha qarkore, koha spirale qe kthehet por jo ne te njejten pike. Kthehet por kurre njelloj. Eshte e ngjashme por jo e njellojte, pra ciklike. Koha ne mendjen tone eshte nje iluzjon. Vetem njeriu e mat ate ne baze te ciklicitetit te stineve, viteve, shekujve. Ne te vertete, e pare nga Perjetesia, koncepti i kohes eshte nje pike e ndalur, qe rrin statike, ne gjendje drite, nga ku Arketipi jone i Perkryer, plot drite, veshtron kohet qe procedojne drejte zhvillimeve te tyre. Ne kete koncept, prej pikes fikse te Perkryerjes, ne mund ta kemi kohen ne piken e 2000 vjet perpara fillim i eres sone , mund ta kemi ne 2033, pas Krishtit, por mund te shohim dhe zhvillimin e kohes se 4000 pas Krishtit, ku njeriu perkryhet shpirterisht dhe pregatitet per Perjetesine. Koha pra eshte relative dhe e lidhur me shpejtesine si na meson Ajnshtajni. Po te udhetojme ne dimensjone te tjera, ne frequenca te tjera kohe- jetet dhe botet jetojne, ose me mire, zhvillohen ne shume tipe frekuencash, – ne mund te shohim se si koha ka parametra te tjera me te shpejta dhe me te ngadalta. Koha ne toke eshte e lidhur dhe me gravitetin siò do te shtjellojme me poshte. Sa me i rende te jete graviteti aq me ngadale ecen koha. Sa me i dobet te jete ai, pra materia lehtesohet, dhe aq me shpejt ecen koha, si ne gjendjet shpirterore te njerezve. I lumtur, koha fluturon, i rende, koha ecen me zor, si ne nje makth. Pra, Arketipi jone plot drite , ai Final, qe do te shohe driten pas shume reinkarnimeve, per tu permiresuar, gati te pafunda, sheh pra si ne ekrane televizori, kohrat njerezore, dhe i ka ato si perpara, ne mes apo mbrapa. Keshtu mund te gjendet ne kohet e Ilireve, ku mund te jete banor Taulant, por mund te jete dhe luftetar i Skenderbeut ashtu si mund te jete bashkekohes i Trampit apo njeri i vitit 3678, kur per tu spostuar nuk perdor me avjonin, – i pakonceptueshem ne koherat e Krishtit-, por spostohet duke u disintegruar ne Tirane dhe duke u reintegruar ne Londer apo New York, duke hyre neper dimensjonet, frequencat e tjera te ekzistences. Kur njeriu i shkences do te zbuloje ligjet e drites, atehere kjo mund te ndodhe. Koha pra, eshte nje koncept abstrakt i krijuar nga llogjika njerezore. Perjetesia ka gjithmone nje gjendje drite qe trasformohet simbas deshires sone, kur te jetojme ne dimensjone drite. Pra ekzistojne kohet dhe jo Koha. Relativiteti i koheve, eshte dhe relativiteti i konceptit tone mbi kohen. Mund te jete e ngjare qe ne dimensjone te tjera, paralelisht me kohen njerezore, arketipet tona me te avanzuara ose me te prapambetur si koncepte, (njeriu primitiv i pazhvilluar, dhe njeriu i 3000 me i avancuar civilmente ) ecin duke bere paralelisht dhe ecurine tone, teknollogjike, shpirterore, mendore. Fenomeni, mising time, e verteton qe materia mund te spostohet ne dimensjone te tjera, ku nje ore, ose nje dite njerezore, ose nje jave tokesore, eshte veç nje grimce secondi Perjetesie dhe ku ora e dores e te spostuarit ne dimensjone te tjera, nuk peson asnje ndryshim. Mbetet ora e hyrjes ne dimensjone te tjera. Enigma e kohes eshte enigma e konceptit tone mbi kohen. Aijnshtajni e ka shtjelluar mire duke e vene ne relacjon dhe me shpejtesine, por kjo eshte vetem fillimi i kuptimit te konceptit te kohes.

Kemi kohe qe varen nga perceptimi jone, pra kohe qe lidhen me ritmin, trysnine, intensitetin e ngjarjeve historike, pra kohe te rendesishme me ngjarje te medha dhe kohe te qeta, si pushtimi Osman ne Shqiperi ku nuk ndodhte gati asgje, siç vezhgon Luan Rama. Kemi pra kohe pa kohe. Por po te spostohemi ne hapesiren :hapesire kohore te Universit dhe te hulumtojme kohen njerezore, atehere gjerat ndryshojne. Ne si ne rastin e Arketipit tone shpirterisht te avancuar, plot drite, dhe ketu, ne mund ta vezhgojme kohen njerezore qe nga fillimet e saj 20,000 vjeçare psh. Pra, duke fluturuar magjikisht ne hapesiren kohore me shpejtesine e drites atehere do te shihnim nje toke ne fillimet e saj. Ashtu sikunderse yjet qe shohim tani, jane yjet, ose zjarri i tyre i 1000 vjeteve me pare, dhe jo siç ato gjenden ne kete moment. Pra hapesirat e medha bejne qe koha te vonohet. E ngadalsojne kohen. Koha pra nuk eshte vetem nje iluzjon, por ajo eshte dhe relativitet ndjesor i shqisave tona. Kujt i sherben koha atehere? Pse i duhet njeriut koncepti i kohes? Linea e zhvillimit njerezore, ka dy linea horizontale, pra nje paralel. Ai shpirterore dhe ai teknollogjik. Ai teknollogjik eshte linear, gjithmone ne rritje dhe pasurim. Ai shpirteror eshte i luhatshem. Njerezimi ka momente drite, njerzilleku, civilizimi, por dhe momente kafsherie, egersimi, ku tjetersohet dhe nuk progredon shpirterisht por behet i eger, mizor dhe humb besimin tek njerzilleku. Sidomos ne kohe krizash te thella ekonomike, konfuzjone bindjesh fanatike, ku rrespekti per njerezimin humb dhe flitet me gjuhen e violences (Hitleri, Mussolini, Allende, Pinochet, Sadam, Terrorismi i çdo lloji, etjere). Koncepti i kohes me brengat, me memorjen, me faljet, me gabimet nga te cilat njerezimi don te mesoje, me fete monoteiste, me historine, pra ky koncept kohe, e ben njeriun te ndergjegjesohet dhe te ngrihet shpirterisht dhe moralisht. Duke reflektuar mbi kohen, njeriu i sotem fale teknollogjise dhe memories, shkemben informacjone dhe elaboron me mire te ardhmen. Koha eshte per njerezit ndergjegjesimi mbi iluzjonin e saje, eshte matje e sakte e ecurise se tij ne aksin e shekujve, eshte permbledhje e fakteve, e historise nga ku mund te dale fitimtare drejt kuptimit mbi natyren relative te saje.
Ashtu siç mendojme qe e gjithe hapesira eshte atje jasht, po ashtu duhet te mendojme qe e gjithe koha eshte atje jasht, (ne hapesire). Yjet me te afert ne i shohim siç ishin 1000 vjet me pare ndoshta, pra drita e tyre qe ne shohim ne kohe reale, eshte ajo e 1000 vjeteve me pare, per arsye te hapesirekohes se madhe distancore. Yjet me te larget, ne kohe reale, akoma i shohim siç ato ishin ndoshta 10 000 vjet me pare. Pra koha qe do te pershkoje drita per te ardhe deri tek ne eshte e pamatshme, pra shume e larget. E njejta llogjike tani por ne te kunderten. Pra: nese nga nje pike e larget kohehapesire une eci duke u larguar nga drejtimi i tokes, atehere koha ime peson nje hark, harkohet, dhe une shkoj drejt se shkuares. Une pra shoh token si ishte 300 vjet me pare. Pika e takimit te harkut tim perputhet me hapesiren kohere para 300 shekullore te tokes, pra gjate evenimenteve te revolucjonit francez. une pra shoh, perjetoj nga larg, bej pjese tek ajo kohe historike. Nese afrohem, dhe eci ne drejtim te tokes, atehere harku im perthyhet drejte se ardhmes, dhe une jam pra pjese e se ardhmes 300 vjeçare te planetit toke. Pra çdo gje ekziston e tera. E shkuar, e tashme, e ardhme, ekzistojne bashkekohorisht.
Ashtu si ne nje film i cili ekziston i teri ne celuloid, fragment pas fragmenti, ashtu edhe koha ekziston e tera. Vetem percepimi jone i rreme, e ben qe ta kuptojme sikur rrjedh, fragment pas fragmenti, duke perjetuar, nje here, vetem te tashmen. Vetem se me filmin, ne po te duam e kthejme mbrapsh kohen e ndalojme, shkojme ne fillim te historise, kurse ne natyre, ligjet e fizikes, graviteti, nuk e lejon kete gje pra. Perendia, ose Llogjika e Universit, nuk i lejon eksperimentet te tilla. Siç sugjeron dhe Ajnshtajni, graviteti mund te influencoje kohen. Ashtu siç mund ta influencoje dhe shpejtesia e drites. Sa me e forte eshte forca e graviteti aq me shume koha ngadalsohet dhe e kunderta. Afer vrimave te zeza ne hapesire, koha ngadalsohet aq shume sa mund te themi qe nuk ecen fare. Pra dy ore perreth vrimes se zeze, vlen sa 50 vjet kaluar mbi toke, duke marre nje shembull banal per ta ilustruar.. Duke ngadalsuar kohen mund te ngadalsojme dhe plakjen. Dhe kur kthehemi ne toke pas udhetimit do te gjejme nje planet te plakur 50 vjet, nderkohe qe ne jemi plakur vetem dy ore. Mund te shkojme dhe prapa ne kohe sipas ekuacjonit te Ajnshtajnit fale “wormhole,” i cunicoli del tempo spazio temporale che collegano due punti spaziotemporali diversi“. Por ligjet e Universit me rregulla te pandryshueshme ndalojne keto udhetime. Sepse po te kthehemi ne kohe dhe te modifikojme evenimentet, atehere demtohet e tere llogjika e rrjedhes se Universit qe ka ndodhur tashme. Nese kthehemi ne kohe dhe vrasim Hitlerin ne kohe, pushkatojme Lenini, fusim Ajnshtajnin ne burg nazist, etj, atehere kjo do te demtonte rrjedhen harmonike te Universit. Koha pra, ecen vetem perpara si e konceptojme ne njerezoret, sepse ligjet e fizikes nuk e lejojne ecjen e saj ndryshe……..Fenomenet e mising time. Qe nga rasti i gjumit te gjate57 vjeçar te grekut Epimenide, duke vazhduar me 7 te pergjumurit e Efestit te cilet fjeten tek shpella per 3 shekuj duke u zgjuar papritur ne nje epoke tjeter shume te larget, kohe pashkesh; duke vazhduar me historite me te aferta si ajo e Travis Walton nel 1975 i cili kur u kthye pas nje jave, kishte akoma tek ora e dores kohen e zhdukjes,
aeroplane qe zhduken dhe rishfaqen pasi jane zhdukur neper dimensjone te tjera; psh: ne vitin 1897 ne nje qytetin rus te Tobols, nje njeri i veshur ne menyre te çuditshme, thote se ka lindur ne vitin 1975, ne te njejtin qytet qe nuk e njeh me. Ne Broduew, New York, ne vitin 1952, nje burre i veshur si ne kohet e shkuara, i hutuar nga trafiku shtypet nga nje makine dhe vdes. Ne morg, i gjejne nje sahat te vjeter, nje thike xhepi njeqindvjeçare dhe kur i shohin karten e identitetit, ishte shkruar se kishte lindur 90 vjet me pare. Policet zbuluan se rruga e baneses se tije kishte 50 vjet tashme qe emertohej ndryshe. Flitej per njeriun me te vjeter te qytetit, zhdukur rreth 70 vjet me pare. Atehere, udhetime ne kohe, teletrasporti, aeroplanat e zhdukur qe ulen pas 37 vjetesh si rasti ne amerike, ekzistojne. Rasti i Gil Perez-it, i cili ne 24 tetor te 1593, ishte me sherbim tek pallati i Guvernatorit ne Manila, u pergjum pak, siç deshmoi ai vete, dhe u gjend i katapultuar ne Meksike, tek Plaza Mayor tek Qyteti i Meksikes, ku edhe e futen ne burg se iu duk si spiun. Me pas, u vertetua vrasja e Guvernatorit, qe ai e dinte, nga nje marinar, i cili muaj me vone erdhi na Manilat dhe e pohoi qe Gil Perez ishte roje ushtarake ne Manila. Ndoshta rasti me eklatant eshte incidenti ne pyllin e Rendlesham mes 26 e 28 te vitit 1980.Sergente Penniston, e preku piramiden triangolare qe dukej si òelik i shkrire nje bllokeshe, me jeroglife te pakuptueshme dhe nje dridhje elektrike e pershkoi ne trup. Sequencen 01 te kodit Binar, (i vetmi kod universal i perkthyeshem ne hapesire) E perkthyer ne fjale anglese citonte: “Eksplorimi i njerezimit per progresin e planetit”, pra nje objekt i ardhe jo vetem nga dimensjone te tjera me te avancuara te se ardhmes, por dhe qe kontrollon, teston zhvillimin teknollogjik njerezore. …shembuj te tille jane te pafunde, por qe na bejne te reflektojme mbi kohen. Perkundrazi: Mbi Kohet. Atehere, qofte per nderhyrje Hyjnore, qofte per nderhyrje te Udheheqesve qe Qeverisin Universin, ose qe e njohin Universin, keto fakte, deshmojne se kohet jane te ndryshme, dimensjonet jane te pafunda dhe Universi eshte shume me i nderlikuar, me kompleks dhe me perfekt dhe i shumllojshem nga çfare inteligjenca njerezore kupton. Une do te flisja jo per nje Univers, por per Multivers. Shume Universe pra, me ekzistenca, me kohe, me ligje, dhe me dimensjone nga me te ndryshmet. Ashtu sikunderse dhe ekzistenca jone ne toke eshte nje iluzjon fluturak, dhe ne, na shket, na fshihet, na maskohet e Verteta.
Ka dy koncepte, ose dy forma per te pare kohen. Njera eshte nga kendveshtrimi njerezore. Pra koha si e koncepton njeriu. Dhe aty koha eshte e lidhur me evenimentet, me peshen dhe rendesine e saje ne momente te caktuara historike, kemi kohe te qeta, te paqta, te ngadalta ku nuk ndodh asgje siç kam thene dhe me siper, por kemi dhe kohe te shpejta, ritmike si kohet e sotme moderrne ku gjithçka pulson me nje ritem jashte natyres njerezore dhe jasht ritmit biollogjik te vete jetes ne toke. Kemi kohe te renda dhe te egra, pika kyçe te kohes kur ndodhin ngjarje te medha, si revolucjonet, fillimet e lufterave boterore, renja e murit te Berlinit, qe shenojne ndryshime te medha, epokale ne toke. Pra çdo njeri ka nje misurator personal te kohes qe mvaret ku gjendet dhe çfar ben. Kur nje njeri ulet afer nje vajze te bukur, thote Ajnshtajni, nje ore duket nje minut, kur ulet mbi nje hekur te nxehte, nje minut duket nje ore, kjo pra eshte relativiteti i kohes. Kemi dhe kohe te ngadalesuara ne maksimum. Ne keto raste pra, koha matet nga shqisat dhe nga perceptimi njerezore.
Kemi dhe konceptin Universal te kohes, ate qe shkenca mundohet ta shtjelloje dhe ku une siper kesaj analize kam munduar ta shtjelloj ne menyre teper siperfaqesore. Pra koha si koncept i lidhur pazgjidhshmerisht me hapesiren, me shpejtesine dhe me gravitetin. Koncepti i dyte eshte pa dyshim me i veshtiri per tu trajtuar, me kompleksi per te hedhur hipoteza dhe per tu argumentuar, edhe pse shkenca po ben hapa perpara per te vertetuar relativitetin e koherave, dhe ekzistencen e dimensjoneve te tjera. Ne “Acceleratore di particelle” ne Gjenevre, kur shkencetaret te vertetojne humbje energjie pas perplasjes se grimcave me njera tjetren, atehere do te vertetojne dhe ekzistencen e dimensjoneve te tjera. U mundova te shtjelloj ne menyre siperfaqesore qe koha eshte nje iluzjon i perceptimit njerezore te saje. E gjitha ekziston ne vizjonin e kozmosit, vetem pra se ligjet e fizikes nuk e lejojne ta depertojme. Ndoshta me vone, me njohjen e metejshme te universit, te ligjeve te saj, dhe te ligjeve te drites, njeriu do te dije ta njohe ate me mire dhe ta manipuloje per te miren e njerezimit.
Komentet