Abstrakt
Narrativa e strategjisë serbe pretendon ta “ndihmojë” Perendimin gjatë procesit të “rrëfimit” dhe pendesës për gabimin historik që ai na paskërka bërë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë [1999] në emër të shpëtimit të një populli të pa denjë e të pa aftë për të krijuar e ndërtuar shtet!
Në shërbim të kësaj kauze, Serbia po përdor gjeoekonominë, duke e vënë plotësisht në shërbim të interesit kombëtar afatgjatë.
Në këtë ese politike do të sjellim të dhëna se si Serbia po e shfrytëzon luftën në Ukrainë dhe pozicionin e saj gjeografik, lidhjet me fuqitë globale dhe partneritetet ekonomike, duke ndjekur një qasje të balancuar, që përfshin edhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, por edhe përpjekjet për integrim më të madh me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Falë diplomacisë dhe rrjetit të trashëguar të epokës së Jugosllavisë, kemi vënë në pah, se si Serbia ia ka dalë që të sigurojë një gamë të gjerë mbështetësish edhe brenda BE-së, por edhe tek i ashtuquajturi
Multi-aligned Community, duke imponuar për kohë të caktuar idenë se “edhe ajo duhet të fitojë diçka në rastin e humbjes së Kosovës”!
Fjalët çelës: Politika e jashtme e Serbisë, gjeoekonomia dhediplomacia, gënjeshtra si virtyt, BE, Multi-aligned Community, Kosova
Hyrje
Retorika e autoriteteve serbe për afrimin me Perëndimin, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Francën për blerjen e aeroplanëve luftarak Rafael, ka shumë të ngjarë të jetë dredhia e radhës për të blerë kohë dhe për të errësuar faktin se ajo, pra Serbia, po pregaditet intenzivisht për ekspansionin e radhës në dëm të fqinjëve të saj. Nomenklatura serbe në krye me Vuçiqin, që drejton Serbinë tash më shumë se një dekadë, po e shfryëtzon momentumin politik dhe luftën në Ukrainë, për ta imponuar projektin e “Botës serbe”. Beogradi madje ka arritur ta imponojë këtë projekt si alternativë të vetme që do të siguronte paqen në rajon në plan afatgjatë!
Dorëzimi kaq i lehtë i Malit të Zi në duart e Beogradit brenda këtyre dy viteve të fundit dhe sjelljet e një lagjeje jo pa peshë të diplomacisë perendimore, në raport me shtrirjen e sovranitett në veriun e Kosovës [raporti për agresionin e 24 shtatorit 2024 prandaj mbahet nën tavolinë], flet shumë.
Udhëheqja serbe prandaj po koketon tutje si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen, duke e shndërruar këtë qëndrim në doktrinë të saj, për aq kohë sa gjykon se i duhet për realizimin e “Botës serbe”.
I. Gjeoekonomia në shërbim të konceptit të ri të politikës së jashtme të Serbisë
Serbia duke kërkuar të sigurojë statusin e saj të “superfuqisë” në Ballkan dhe në pamundësi për t’ju imponuar tutje kroatëve dhe shqiptarëve, si dikur kur ishte lidere e Jugosllavisë, tani konkurron për të siguruar mbështetjen e boshtit të BE-së në rrugën e saj për realizimin e “Botës serbe”, duke ju ofruar përbërsve të tij [Francës dhe Gjermanisë] një sërë mundësish për investim në Serbi dhe trajtim të saj si aleatja e tyre kryesore në Ballkan.
Gjeoekonomia po bëhet një element qenësor në rishikimin dhe ripërcaktimin e politikës së jashtme të Serbisë, e cila kërkon të përdorë mjetet ekonomike për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon dhe më gjerë. Duke shfrytëzuar pozicionin e saj gjeografik, lidhjet me fuqitë globale dhe partneritetet ekonomike, Serbia po ndjek një qasje të balancuar, që përfshin edhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, por edhe përpjekjet për integrim më të madh me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ja disa mënyra si gjeoekonomia po ndihmon në rishikimin e politikës së jashtme serbe:
1. Diversifikimi i marrëdhënieve ekonomike
Serbia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale që synon të diversifikojë marrëdhëniet e saj ekonomike me aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Kjo përfshin:
- Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian: BE-ja është partneri kryesor ekonomik i Serbisë, me tregtinë dhe investimet e shumta që vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Integrimi ekonomik me BE-në është një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Serbisë, dhe vendi përpiqet të përfitojë nga Fondet e BE-së dhe projektet e zhvillimit në rajon.
- Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën: Përveç BE-së, Serbia ka zhvilluar marrëdhënie të forta me Rusinë dhe Kinën. Rusia është një partner strategjik, veçanërisht në fushën e energjisë, ku Gazprom luan një rol të madh në furnizimin me gaz të Serbisë. Kina, nga ana tjetër, është një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm përmes investimeve në infrastrukturë, si pjesë e iniciativës “Një Rrip, Një Rrugë” (Belt and Road Initiative). Kjo balancë i lejon Serbisë të luajë me aktorë të ndryshëm dhe të përfitojë ekonomikisht pa u mbështetur vetëm te një partner.
2. Investimet në infrastrukturë dhe lidhjet rajonale
Serbia ka ndjekur një strategji aktive për të forcuar infrastrukturën e saj dhe për të rritur rolin e saj si një qendër kyçe logjistike dhe tregtare në Ballkan:
- Projektet kineze dhe investimet ruse: Kina ka investuar në projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi, përfshirë ndërtimin e autostradave, hekurudhave dhe portit të Beogradit, duke e kthyer Serbinë në një nyje të rëndësishme për transportin në kuadër të nismës së saj globale tregtare. Investimet ruse në energji gjithashtu kanë ndihmuar në modernizimin e infrastrukturës energjetike të vendit.
- Roli në tregtinë rajonale: Përmes nismave si “Ballkani i Hapur”, Serbia përpiqet të krijojë një treg të përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rritur ndërveprimin ekonomik brenda rajonit dhe duke forcuar pozicionin e saj si udhëheqëse ekonomike në Ballkan.3. Zhvillimi i industrisë dhe tërheqja e investimeve të huaja
Serbia po përdor politika tërheqëse për investime të huaja direkte, me theks të veçantë në:
- Prodhimin e automjeteve: Fabrika si ajo e Fiat-it dhe investime të tjera në sektorin e automjeteve janë bërë shtylla të rëndësishme të zhvillimit industrial të Serbisë. Kombinimi i fuqisë së punës relativisht të lirë dhe pozicionit strategjik e ka bërë Serbinë një destinacion atraktiv për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të eksportojnë në BE dhe më gjerë.
- Sektori teknologjik dhe i energjisë së gjelbër: Serbia po investon në zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative dhe energjisë së gjelbër, duke u përpjekur të modernizojë ekonominë e saj dhe të kalojë drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar. Kjo përfshin tërheqjen e investimeve në energjinë diellore dhe atë të erës.
4. Ekonomia si mjet diplomatik
Serbia po përdor gjithnjë e më shumë ekonominë si një instrument diplomatik për të ndikuar në marrëdhëniet me vendet e tjera:
- Lobimi për tërheqjen e njohjeve të Kosovës: Serbia ka përdorur marrëdhëniet ekonomike për të bindur disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës. Kjo është bërë përmes përfitimeve ekonomike, duke ofruar marrëveshje të favorshme tregtare ose ndihmë financiare vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
- Diplomacia energjetike: Duke qenë e varur nga furnizimet me gaz natyror nga Rusia, Serbia përdor marrëdhëniet energjetike me Moskën si një instrument për të forcuar pozitën e saj në negociatat ndërkombëtare, si dhe për të siguruar stabilitet të brendshëm ekonomik dhe politik.5. Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit
Strategjia gjeoekonomike e Serbisë është e ndërlikuar nga pozicioni i saj ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Ndërsa vendi është i angazhuar për anëtarësim në BE, ai gjithashtu ruan marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë kundërshtarë të fuqishëm të Perëndimit:
- Balancimi mes BE-së dhe Rusisë: Serbia synon të përfitojë nga fondet dhe tregjet evropiane, por në të njëjtën kohë, mbështetet te Rusia për furnizime energjetike dhe mbështetje politike në çështje si Kosova. Ky balancim i kujdesshëm e lejon Serbinë të ruajë një farë autonomie në politikën e saj të jashtme, por gjithashtu e vë atë në një pozitë të ndërlikuar mes fuqive konkurruese.
- Përdorimi i Kinës si kundërpeshë: Investimet kineze i ofrojnë Serbisë një alternativë ndaj varësisë së plotë nga Perëndimi dhe Rusia. Marrëveshjet me Kinën, veçanërisht në infrastrukturë, i japin Serbisë një hapësirë të re për manovrim në arenën ndërkombëtare.6. Ballkani i Hapur dhe integrimi rajonal
Serbia po luan një rol udhëheqës në nismën “Ballkani i Hapur”, e cila synon të integrojë ekonomikisht vendet e Ballkanit Perëndimor, duke hequr barrierat tregtare dhe duke lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Kjo iniciativë:
- Rrit ndikimin ekonomik të Serbisë në rajon dhe e pozicionon atë si qendër kryesore ekonomike.
- E bën Serbinë më tërheqëse për investimet e huaja, pasi krijon një treg më të madh rajonal që i jep përfitime investitorëve.
II. Multi-aligned Community dhe narrativa strategjike mbi rolin e viktimës
Beogradi ndërkohë diplomacisë perendimore po i ofron një malë opinionesh dhe “argumentesh” që janë mbledhur e sistemuar në një sistem narrativash strategjike që do ta prezentonin tani e tutje Serbinë si viktimë në procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë.
Serbia ndërkohë ia ka dalë që të sigurojë një gamë të gjerë mbështetësish edhe brenda BE-së, por edhe në mesin të ashtuquajturit Komunitet Shumëplanësh [Multi-aligned Community], duke imponuar për kohë të caktuar idenë se “edhe ajo duhet të fitojë diçka në rastin e humbjes së Kosovës”!
Operacionet e ndikimit të diplomacisë dhe informacionit serb kryhen kryesisht brenda kontekstit të narrativave strategjike serbe dhe udhëhiqen nga parimet ideologjike serbe, të cilat në dukje nuk janë armiqësore ndaj idesë së demokracisë liberale. Shih për këtë, Beogradi po dëshmohet se ka korrë sukses në përballje me diplomacinë shqiptare në tërësi e atë kosovare në veçanti.
Ideologjia kishtare panserbe dhe ajo pansllave i ka shërbyer si një instrument i krijimit të aleancave brenda botës sllave, ndërkaq fryma antiliberale e saj i ka hapur rrugë në rrafshin ndërkombëtar në rivalitetin global, duke shfryëtzuar në këtë proces rolin dhe ndikimin thelbësor të Rusisë.
Mund të thuhet me bindje se kjo ideologji e rinovuar e Serbisë ka përvetësuar gjithë trashëgimin jugosllave në këtë plan, por edhe se ka marrë shumëçka nga ideologjia e Perandorisë Ruse dhe është përshtatur me nevojat dhe qëllimet e udhëheqjes serbe.
Në librin e tij të fundit, Putinizmi-Ideologjia e regjimit rus post-sovjetik (2024), Mikhail Suslov përmend tre komponentë kryesorë të ideologjisë ruse:
- Konservatorizmi anti-liberal, komunitar ose identitar, i cili supozon se identiteti rus u krijua në momentin e kristianizimit të Kievin Rus më shumë se një mijë vjet më parë dhe nuk ka ndryshuar kurrë që nga ajo kohë;
- Komunitarizmi i krahut të djathtë, që do të thotë mohim i lirisë individuale për të zgjedhur identitetin – të lindësh rus do të thotë të jesh rus përgjithmonë.
- Populizmi organik, gjeopolitik, identitar, mund të gjenden konstruksione të tilla si teoria e “njerëzve të thellë”, koncepti i “botës ruse”, pansllavizmi, etj.
Ideologët serb janë dëshmuar si kopjues të mëdhenjë të doktrinave ruse. Nëse venerojmë me kujdesë këto komponente të ideologjisë ruse janë shfryëtzuar e përvetësuar skajshmërisht nga Serbia, duke ia përshtatur rrethanave dhe historisë serbe.
- Konservatorizmi anti-liberal, komunitar ose identitar serb, i cili supozon se identiteti serb u krijua në hapësirën e Kosovës dhe Rashkës, duke krijuar kështu Mitin e Kosovës dhe selitur atë edhe sot e kësaj dite si diçka të mirëqenë, nuk ka ndryshuar kurrë që nga krijimi i tij [shekulli 19-të];
- Komunitarizmi konservator i krahut të djathtë, që ndërkohë ia ka dalë ta shndërrojë Serbinë në shtetin më autoritar në Europën Juglindore, ka mohuar në thelb liritë individuale jo vetëm në rrafshin praktik të demokracisë liberale – për të drejtën e mendimit plural, por edhe për të zgjedhur identitetin – të lindësh në hapësirën serbe, do të thotë të jesh serb përgjithmonë. Procesi i asimilimit dhe shkrirjes së minoriteteve është armë e fuqishme e kësaj doktrine.
- Komponenti i tretë është kopjuar nga ideologët serb pothuajse tërësisht. Ndërkaq përmes konstruksioneve “mbi identitetin serb” të Dobrica Qosiqit është ngritur një mur mbrojtës përballë ndërgjegjes së munguar.
Ideologjia bashkëkohore serbe përplotëson politikën e jashtme serbe krejt ngjashëm me atë ruse; ajo “shpjegon” qëllimet dhe veprimet e saj dhe i zbulohet audiencës së brendshme dhe të jashtme përmes narrativave strategjike. Kështu, qëllimi i politikës së jashtme të Serbisë për të imponuar statusin e aleatit kryesor të të gjitha fuqive të interesuara për Ballkanin, interpretohet ideologjikisht përmes idesë së ekzistencës së Serbisë si një shtet që ka një mision të mbetet tutje si mburoja e krishtrimit perendimor nga doktrina liberale dhe invazioni i islamit. Për këtë arsye çdo veprim serb, sipas logjikës së ideologëve të Beogradit, do të duhej të tumirej nga diplomacia perendimore, ndërkaq në sytë e secilit qytetar serb ajo fiton legjitimitet të plotë. Roli i faktorit destabilizues në Ballkan, sipas kësaj doktrine, duhet t’i caktohet Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo narrativë e strategjisë serbe pretendon ta “ndihmojë” Perednimin gjatë procesit të “rrëfimit” dhe pendesës për gabimin historik që ai na paskërka bërë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë [1999] dhe bombardimin e caqeve ushtarake serbe për plot 78 ditë në emër të shpërtimit të një populli “të pa denjë e të pa aftë për të krijuar e selitur shtet”!
Ideologët serb vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të imponojnë tezën e tyre se ndërhyrja e NATOs me këtë rast ishte në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të normave juridike ndërkombëtare, veçanërisht normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Nuk është e rastësishme pse koncepti i politikës së jashtme të Serbisë sot përputhen me ato ruse për ndryshimin e rendit botëror egzistues dhe krijimin e një arkitekture të re të sigurisë bazuar në interesat multipolare. Sipas narrativave strategjike serbe, kjo supozon sigurimin e pozicionit të liderit për Serbinë edhe në Ballanin poskomunist, si dikur kur këtë rol e kishte Jugosllavia.
Kjo narrativë korrespondonte me iniciativën shumë specifike të politikës së jashtme të Beogradit që shprehej me idenë e Ballkanit të Hapur.
Ambiciet serbe për të larguar praninë e Shteteve të Bashkuara nga Ballkani [si ato ruse për ta larguar SHBA-të nga Europa] dhe për të vendosur ndikim afatgjaët rus, alias frëng, gjejnë një shpjegim ideologjik tek misioni i vetëshpallur i Rusisë “për të shpëtuar vlerat tradicionale të Evropës nga ndikimi i dëmshëm i liberalizmit.”
Ajo që vërehet në strategjinë propagandistike të të ahtuquajturit korpus tradicional politik në Kosovë, ka elemente të luftës hibride ruse të orjentuar kundër Francës, Gjermanisë, Italisë që së fundmi e shpërfaqë një dokument i FBI i deponuar në një proces gjyqësor kundër dy qytetarëve rus në SHBA. Sipas dokumentit në fjalë lufta hibride e aplikuar në këto shtete kishte për objektiv “të përshkallëzojë tensionet e brendshme … për të promovuar interesat e Federatës Ruse”, si dhe “të ndikojë në konfliktet e jetës reale dhe të krijojë artificialisht situata konflikti” nëpërmjet artikujve të rremë, influencuesve, si dhe postimeve të synuara. dhe komentet në rrjetet sociale.
Por informacioni i depozituar në gjykatë nga FBI zbuloi gjithashtu një bombë tjetër: Një operacion rus për të manipuluar politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe influencues të tjerë gjermanë, francezë, italianë dhe britanikë.
Dosja e FBI zbulon luftën e fshehtë psikologjike të Putinit në Evropë, konstaton Politico.eu.
Një luftë të kësaj natyre ka kohë që e zhvillon Serbia, madje me ashpërsinë më të madhe në Kosovë. Fokusi kryesor i propagandës së konservatorëve tanë po përqëndrohet në gënjeshtra dhe shpifja të ulta që cënojnë rëndë moralin publik.
Një shembull i instrumentalizimit të idesë së mbrojtjes së “vlerave familjare” në kundërshtim me të drejtat e njeriut është sabotimi i votimit të Kodit Civil dhe votimi në lexim të parë, madje pas shumë përpjekjeve, i projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.
III. Objektiv strategjik: Shfrytëzimi neokolonial dhe promovimi i konfliktit të ngrirë
Politika e jashtme e Serbisë në raport me Kosovën është e karakterizuar nga një qëndrim kompleks. Ajo ka ndërthur mirë elementet e refuzimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës me përpjekjet për ta mbajtur çështjen e Kosovës në agjendën ndërkombëtare. Objektivi qensor i kësaj strategjie mbetet promovimi i konfliktit të ngrirë. Në dobi të kësaj strategjie Serbia po aplikon instrumentet diplomatike dhe ekonomike. Ndërkaq përmes instrumenteve të BE-së, CEFTA-s dhe së fundmi Procesit të Berlinit ajo po insiston ta forcoj pozicionin e saj neokolonial që ia kishte arritur ta instalojë gjatë administrats së UNMIK-ut dhe selisë për gati dy dekada rresht, sa në krye të Republikës së Kosovës ia kishte arritur t’i katapultojë një vatg marionetash të saj të kahershme e të reja.
Këtu më poshtë po sjell disa nga shtyllat kryesore të kësaj politike:
1. Refuzimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës
Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, dhe konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj sovran, duke e cilësuar pavarësinë e saj si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Serbisë. Ky është një prej qëndrimeve më të forta dhe më të qarta të politikës së jashtme serbe.
2. Mbështetja në Rusinë dhe Kinën për bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës
Serbia mbështetet fuqishëm te aleatët e saj strategjikë, Rusia dhe Kina, për të bllokuar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sidomos në Kombet e Bashkuara. Rusia, si anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka ndihmuar Serbinë në bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës në këtë forum dhe ka ndjekur një politikë të qartë mbështetjeje për integritetin territorial të Serbisë, duke e trajtuar Kosovën si pjeës të saj.
3. Lobimi për tërheqjen e njohjeve të Kosovës
Një komponent tjetër kyç i politikës së jashtme serbe ka qenë lobimi aktiv në vendet e tjera për të tërhequr njohjet e Kosovës. Serbia ka pasur disa suksese në këtë drejtim, duke pretenduar se një numër vendesh kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Kjo përpjekje ka për qëllim zvogëlimin e numrit të vendeve që e njohin Kosovën, duke penguar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
4. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja me Kosovën
Një aspekt tjetër i politikës së Serbisë është pjesëmarrja në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse Vuçiq ka marrë pjesë në këtë proces, politika serbe shpeshherë është fokusuar në vonimin, zvarritje dhe shmangien e një marrëveshjeje përfundimtare që përfshin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ndërkaq marrëveshjen e Brukselit [2023] e ka sabotuar dhe më në fund edhe e ka mohuar tërësisht. Serbia është përpjekur të përfitojë nga ky proces për të siguruar autonomi më të gjerë për serbët e Kosovës përmes imponimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një entitet që do të kishte një nivel të lartë autonomie në veri të Kosovës, që do të mund të përdorej si uverturë në procesin secioosenist dhe aneksim. [Një sprovë e kësaj natyre ishte agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjë – veri të Kosovës].
5. Angazhimi ekonomik dhe politik në komunitetet serbe në Kosovë
Serbia vazhdon të ketë ndikim të fortë në veriun e Kosovës, ku popullsia me shumicë serbe mban lidhje të ngushta me Beogradin. Kjo përfshin mbështetjen ekonomike dhe politike për institucionet lokale serbe në veri dhe përpjekjet për të ruajtur praninë e saj përmes organizatave dhe institucioneve të kontrolluara nga Serbia.
Mbyllja së fundmi e komunave paralele dhe sistemit postar serb, e ka tronditur rëndë këtë ndikim të Serbisë dhe për rrjedhojë priten veprime të përshkallëzimit të masave nga Beogradi.
6. Përdorimi i tensioneve për të fituar përfitime diplomatike
Serbia shpesh përdor tensionet në raportet me Kosovën për të forcuar pozicionin e saj në bisedimet ndërkombëtare. Për shembull, ngritja e tensioneve në veri të Kosovës, shpesh e provokuar nga çështje që lidhen me kontrollin e territorit, përmbyllet me kërkesa për dialog, ku Serbia përpiqet të paraqitet si viktimë, repektivisht pala që kërkon zgjidhje për stabilitetin rajonal, ndërkohë që shmang lëshime thelbësore.
7. Bashkimi Evropian si motivues dhe frenues
Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë nuk është e gatshme ta njoh sovranitetin e Kosovës. BE-ja e ka bërë të qartë se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt anëtarësimit, por Serbia e përdor këtë kërkesë si një kartë negociuese për të marrë përfitime ekonomike dhe politike pa u angazhuar plotësisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
8. Ndarja e kufijve si opsion alternativ
Në disa momente, është përfolur për një ide të ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Kjo do të përfshinte ndryshime territoriale që do të rikonfiguronin kufijtë për të ndarë zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nga pjesa tjetër e vendit. Megjithatë, kjo ide ka hasur në kundërshtime të mëdha nga opozita atbotë në Koosëv [2018], por edhe nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht nga Gjermania dhe SHBA, të cilët druheshin se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për ndryshimin e kufijve në rajon dhe sidomos në Ukrainë.
Përfundim
Gjeoekonomia është një komponent themelor i konceptit të ri të politikës së jashtme të Serbisë, e cila përdor fuqinë ekonomike për të arritur qëllimet e saj strategjike. Përmes diversifikimit të marrëdhënieve tregtare, investimeve në infrastrukturë dhe përdorimit të mjeteve ekonomike si instrument diplomatik, Serbia po përpiqet të konsolidojë pozitën e saj në rajon dhe në skenën globale. Kjo qasje e lejon Serbinë të balancojë interesat e saj mes fuqive të mëdha dhe të ruajë një autonomi relative në politikën e jashtme.
Politika e jashtme e Serbisë ndaj Kosovës është një kombinim i refuzimit të njohjes, përdorimit të diplomacisë ndërkombëtare për të mbështetur qëndrimin e saj dhe përpjekjeve për të ruajtur ndikimin në veri të Kosovës. Serbia ka një strategji të sofistikuar për të mbajtur çështjen e Kosovës aktive ndërkombëtarisht, duke përdorur aleancën me Rusinë dhe Kinën, duke marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe duke shfrytëzuar tensionet për përfitime diplomatike.
__________________
1. “Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane”, kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë Rafael.
Do të ishte tepër e dobishme kjo marrëveshje për paqen në Ballkan, nëse do të përkonte me realitetin faktik!
[https://gazetadita.al/blerja-me-vlere-gati-tri-miliarde-euro-cfare-i-sjellin-serbise-avionet-franceze-rafale]
2. Shënim: Termi Komunitet i shumëfishtë u propozua nga Jonathan Morley-Davies, Jem Thomas, Grahem Baines dhe përkufizohet si “Shtetet ekzistuese jashtë mjedisit perëndimor të cilët kanë shfaqur një preferencë për t’u lidhur ose për të krijuar partneritet të veçantë me shtetet e zgjedhura në varësi të sferave me interes specifik.”
3. Dobrica Qosiq: -„Mi lažemo da bismo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno. Laž je srpski državni interes. Laž je u samom biću Srbina. U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
[Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për ndershmëri. Ne gënjejmë për lirinë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse. Gënjeshtra është interes kombëtar serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbëve.
Në këtë vend, çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë.”
4. https://www.eurasiareview.com/05092024-putinism-and-russian-ideological-shifts-analysis/
5. https://www.eurasiareview.com/05092024-putinism-and-russian-ideological-shifts-analysis/
6. https://www.politico.eu/article/fbi-dossier-reveals-russian-psy-ops-disinformation-campaign-election-europe/
7. – Intervistë: https://www.facebook.com/watch/?v=313294539803630
– Bolton: The division of Kosovo, idea of Thaç and Vucic [https://www.respublica.al/2020/07/23/bolton-ndarja-e-kosov%C3%ABs-ide-e-tha%C3%A7it-dhe-e-vu%C3%A7i%C3%A7it]