Ne daten 13 Nentor 2021 Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay – AHFT dhe Lidhja e Shkrimtareve dhe Poeteve Florida sebashku me familjen e shkrimtarit Alfred Kanini organizoi nje mbremje perkujtimore ne nderim te tij.
10 vite me pare Alfred Kanini u largua nga jeta ne moshen 68 vjeç duke lenë pas nje krijimtari letrare te pasur.
Ne kete eveniment perveç familjareve te tij moren pjese disa shkrimtare , artiste te Lidhjes se Shkrimtareve te Florides.
Moren pjese gjithashtu shume shoke dhe miq te Alfredit dhe familjes se tij te cilet me prononcimet e tyre revokuan pjese nga jeta e Alfred Kaninit si shkrimtar.
Ne kete takim perkujtimor pershendeten per se largu bashkepunetoret me te afert te Alfredit si ish Drejtori i Radio Televizionit Shqipetare ku Alfredi punoj per shume vjet zoti Skender Bucpapaj i cili me respekt e dashuri vuri ne dukje cilesi te ralla te shkrimtarit Alfred Kaninit te cilat ben qe te gjithe pjesmarresit te njihnin me se miri personalitetin e Alfredit.
Nje pershendetje teper shoqerore dhe emocionuese percolli tek pjesmarresit edhe Regjisori i RTSH bashkekohes i Alfredit zoti Jani Tane.
Shume shok dhe miq te tjere si Dr Ardian Kraja (mik i afert i tij) Poetja Ola Kamenica, Ndue Gjeka ( personalitet kulture) Metat Idrizi, Alba Hila dhe Eri Pasko perkujtuan me respekt te madh jeten e Alfred Kaninit ketu ne komunitet .
Ata me nota shoqerore dhe gazmore sollen copeza jete dhe ndodhi nga jeta e Alfredit ne familje e shoqeri.
Ky takim perkujtimor i promovuar kaq miqesisht nga te gjithe pjesmarresit ben qe familja e Alfred Kaninit te ndjejë nga afer respektin dhe dashurine qe te gjithe shoket dhe miqte e tij shprehen per Alfredin njeriun e tyre te dashur .






Komentet