Bujar Nishani, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, firmosi dekrete për bij dhe dhëndurë të Byrosë Politike, por nuk e firmosi dekretin që Visar Zhiti të emërohej ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan.
I detyruar të arsyetonte veprimin e tij, Nishani nuk tregoi të vërtetën kur tha se Visar Zhiti nuk u pranua nga ana e Selisë së Shenjtë në detyrën e ambasadorit të vendit tonë. Selia e Shenjtë asnjëherë nuk e ka kundërshtuar emërimin e Zhitit në këtë post, përkundrazi e ka mirëpritur.
Në një polemikë, kur sapo ai kishte dekretuar për ministër të Brendshëm Fatmir Xhafën, akuzuar për torturues të të burgosurve politikë në hetuesitë e diktaturës, Nishani doli me deklarime të hapura se nuk e kishte dekretuar ish Ministrin e Kulturës të Qeverisë Berisha, ish të burgosurin politik të diktaturës, poetin e shquar Visar Zhiti, sepse ai kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një rast tjetër e quante “të paqëndrueshëm psiqikisht”.
Në mediat shqiptare u botua në kundërpërgjigje dokumenti autentik ku vërtetohej se Visar Zhiti nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit.
Nishani atëherë sajoi një dëshmi të një ish të burgosuri politik, gjoja shok qelie i Visarit në burgun e Spaçit, sipas të cilit Visari paska bashkëpunuar me administratën e burgut gjatë revoltës së Spaçit dhe i paska marrë në qafë bashkëvuajtësit e tij.
Ndërkohë shokët e vërtetë të qelive me Visar Zhitin vërtetuan se ky, në kohën e revoltës së Spaçit vuante dënimin në Qafë-Bari, ku punonte në minierë si shtytës vagonash dhe asnjëherë s’kishte punuar as nuk kishte bashkëpunuar me administratën e burgut.
Akuzat e Nishanit, poeti Visar Zhiti, i ngarkuar me punë ad interim i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, i ka quajturr shpifje ordinere, duke i ka kërkuar Presidentit të Republikës të ushtrojë gjithë plotfuqishmërinë e postit të tij për të zbuluar të vërtetën, gjë që Nishani nuk e ka bërë.:
Padia e Nishanit kundër Zhitit, dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, siç bëhet e ditur në mediat, ka numrin e aktit 9994. Ai kërkon nga Gjykata e Tiranës dënimin e të paditurit, në rastin konkret Visar Zhiti, për akuzën e shkaktimit të dëmit.
Është kompleksi i fajit ai që nuk e lë të qetë Bujar Nishanin pak para largimit të tij nga posti i kreut të shtetit?
Është kompleksi i pashërueshëm i inferioritetit ndaj një personaliteti që i përket përgjithnjë Panteonit të Kombit? Nishani vuan përkohësinë e tij si figurë publike?
E vërteta është se i paditur duhej të ishte Nishani për shpifjet e tij ndaj Visar Zhitit.
Meqë Visari dhe askush nuk po merret me Nishanin, duket se ky po kërkon të kthehet në vëmendjen e publikut duke iu kundërvënë një figure të madhe të letërsisë, të kulturës, të disidencës antikomuniste, siç është Visar Zhiti.
BUKUR, per mendimin tim nuk ja vlen te merresh me nishanin apo memetin apo…. se ky njeri eshte pa identitet, dashje padashje po i behet nje reklame te pa merituar, megjithate dordoleci do te harroet…
Sa lehtë asht të gjykosh, e të dënosh tjetrin, e në ket rast Zotnin e nderuem Presidentin Bujar Nishanin, ma të mirë që ka pasë Shqypnia prej 1992!