KON tha se në bazë të provave të siguruara nga Komisioni Oswald, është konstatuar së dy trajnerë rusë “nuk duhet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, PyeongChang 2018”
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) refuzoi të hënën kërkesën e Komitetit Olimpik të Rusisë (KOR) për përfshirjen e sportistëve të saj në Olimpiadën Dimërore e cila këtë muaj mbahet në Pyeongchang të Koresë së Jugut.
Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Sport (CAS) më 1 shkurt, me të cilin u hoq ndalesa për 28 sportistë rusë, të akuzuar për doping, KOR përpiloi listë me emrat e 15 sportistëve, 13 nga të cilët aktivë, duke kërkuar heqjen e pezullimit.
“Ndërsa Paneli Rishqyrtues bëri të ditur vendimin e CAS-it më 1 shkurt 2018, në të njëjtën kohë nënvizoi edhe se arsyeja e plotë e vendimit nuk është bërë publik”, thuhet në kumtesën e KON-it.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, thotë se Paneli ka bërë të qartë rolin e tij në përputhje me vendimin e Bordit Ekzekutiv të KNO-së nga 5 dhjetori i vitit 2017, ku thekson se nuk është kompetent për të vlerësuar shkeljet e rregullave anti-doping, por vetëm të konfirmojë nëse sportistët janë të pastër.
KON tha se në bazë të provave të siguruara nga Komisioni Oswald, është konstatuar së dy trajnerë rusë “nuk duhet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, PyeongChang 2018”.
Pjesëmarrje e sportistëve rusë në Olimpiadë do të jetë nën Sportistët Olimpik nga Rusia. Lojërat fillojnë më 9 shkurt dhe do të mbyllen më 25 shkurt. aa
Komentet