Janë zbuluar emrat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për dosjen Tahiri, i cili u ngrit me kërkesë të opozitës.
Ditën e sotme janë zbardhur edhe emrat e anëtarëve të PS në Komisionin Hetimor për Tahirin, ata janë; Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino. Ermonela Felaj do të jetë dhe në pozicionin e nënkryetares së komisionit.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Hetimor do të jetë Edi Paloka dhe anëtarët e tjerë të PD-së do të jenë Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi dhe Flamur Noka. Po ashtu, nga LSI-ja anëtar do të jetë deputeti Endrit Brahimllari.
Komentet