Gjykata rajonale në Philadeplhia në të cilën u zhvillua lënda njoftoi se 80 vjeçari Cosby është shpallur fajtor për tri ngacmime të veçanta seksuale
UASHINGTON – Komiku dhe ylli televiziv amerikan Bill Cosby është shpallur fajtor për ngacmim seksual ndaj një gruaje me emrin Andrea Constand në vitin 2004 në shtëpinë e tij pasi fillimisht e kishte droguar.
Gjykata rajonale në Philadeplhia në të cilën u zhvillua lënda njoftoi se 80 vjeçari Cosby është shpallur fajtor për tri ngacmime të veçanta seksuale.
Për komikun amerikan është kërkuar nga dhjetë vite burgim për secilën prej akuzave, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se me sa vite burgim do të dënohet dhe kur do të transferohet në burg.
Vendimi për gjykimin e rastit të ngacmimit seksual ndaj Constand, punonjëse në Universitetin Temple, ishte marrë në vitin 2016. Constand kishte pohuar se Cosby i ka dhënë tri hape të kaltra në shtëpinë e tij, me çka kishte humbur vetëdijen dhe ishte ngacmuar seksualisht nga Cosby.
Avokatët e Bill Cosby, nga ana tjetër, kanë theksuar se në gjykatë nuk është prezentuar asnjë provë që do të vërtetonte akuzat, duke kërkuar rrëzimin e lëndës. Ndërkaq, gjykatësi kishte vendosur që Cosby të gjykohet për gjashtë akuza.
Cosby është ndaluar edhe më herët për ngacmim seksual, për t’u liruar më pas me kompeznim prej një milion dollarësh. Aktori mund të përballet edhe me procese të tjera gjyqësore për shkak të akuzave të dhjetra grave. aa
Komentet