Ruajeni shpuzën të gjallë për faqet e historisë, thanë,
Nëse duhet ende zjarr do t’i ndezim duart tona
Nëse duhet dritë do t’i nxjerrim sytë në shuplakë
(Le të shndrisin këtë errësirë anë e tej botës)
Do të jemi krenarë nëse mund ta shpërblejmë kohën.
Nëse duhet dashuri merrni zemrat (që si gjuhët
Do t’ju flasin për dimrat dhe borën e kuqe)
Nëse nevojitjen ende luftëtarë për të pushtuar kështjellën
Ja pushkët tona të varura në murin që zhduket ngadalë,
Ato që teksa fillojnë të na i mësojnë emrat, varret.
Nëse duhen prap lot ja sytë e nënave shndërruar në oqeane –
Kështu mund të vajtohemi nën këtë Diell.
Nëse duhet këngë, ja, kori i fëmijëve tanë po këndon mbase
Më bukur se të gjitha këngët tona që po na këndojnë
Nëse duhet zjarr për të ndritur këtë paralele të errët
Ja revolucioni i gjymtyrëve që ndizen nga etja në flakë
Ruajini fytyrat të pastra, le të shkruhet histori, tha populli.
Komentet