Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka zbritur sot në aeroportin e Brestit në orën 12.40, bën të ditur FSHF përmes faqes zyrtare.
“Ndryshe nga të gjitha udhëtimet e tjera ekipi nuk zbriti në aeroportin e Lanionit. Kjo për shkak të motit të keq, që është i pranishëm në zonën e Bretanjës”, thuhet në konfirmimin e FSHF-së.
Me të zbritur në Brest, skuadra ka qëndruar për rreth 50 minuta në një sallë të përgatitur enkas për të.
Më pas ka mbërritur autokolona me mjetet e transportit dhe skuadra është nisur drejt Perros Guirec. Rreth orës 15.00 është kthyer në rezidencën e saj në hotel L’Agapa.
Ajo do të zhvillojë stërvitjen e ditës në orën 18.00.
Komentet