Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbërriti rreth orës 17:00 në Yerevan për ndeshjen e nesërme me Armeninë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.
Ndeshja do të luhet nesër në orën 18:00 dhe nëse kombëtarja jonë fiton me Armeninë kualifikohet për në kampionatin evropian Francë 2016.
Në rast të kundërt, shpresa e vetme mbetet faza play off. Të enjten, Shqipëria humbi me rezultatin 2 me 0 me Serbinë në stadiumin Elbasan Arena.
Shqipëria do të luaj ditën e djelë në Armeni ndeshjen e jetës, ku vetëm fitorja do të mund ta çojë direkt në kampionatin Evropian “Francë 2016”, nëse humbim ose barazojmë do të luajmë në palyoff.
Trajneri Xhani De Biazi e di më mrë se kushdo tjetër që në këtë sfidë na duhet 3 pikëshi, prandaj ka vendosur që të ndryshojë fomacionin, nga ndeshja e fundit me Serbinë, të cilën e humbëm me rezultatin 2-0.
Pas mungesave të Andi Lilës dhe Kristi Vangjelit do të rikhehen titullarë Odise Roshi dhe Naser Aliji.
Pra në portë do të luajë Etrit Berisha, në mbrojtje nga e majta në të djathtë do të luajnë, Aliji, Cana, Gjimshiti dhe Hysaj.
Në qendër të mesfushës do të luajë sërish dyshja Basha-Xhaka, ndërsa në krahë të djathtë rikthehet Odise Roshi nga minuta e parë pas dëmimit të Lilës, ndërsa në krahë të majtë De Biazi i ka besuar serish Lenjanit, pavarësisht performancës së dobët në dy ndeshjet e fundit.
Ndërkohë si kurrë më parë në këto eleminatore Shqipëris do të luajë më dy sulmues, Gashi dhe Cikalleshi, duke rikthyer sërish në stol Bekim Balën.
Ndërkohë që pritet që formacioni të ndryshojë në varësi të ndeshjes, nëse Shqipëria do të kalojë në avatazh, skema do të kalojë nga 4-4-2 në 4-5-1 dhe në fund të sfidës pritet që ekipi të tërhiqet I gjithi në mbojtje të rezultatit.
Komentet