Në vijim të fotos së bërë gjatë “epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare që zhduku apo nxorri jashtë luftimit 70 mijë ushtarë armiq dhe tradhtarë të vendit”, një tjetër foto e komandantit legjendar, por me prehër tjetër, atë të Spiro Kolekës. Edhe kjo foto është një kornizë e mirë që tregon një ditë të këndshme maleve me blerim mbuluar të disa burrave të zbukuruar me ndonjë kobure brezi apo armë të gjata që mezi i mbajnë në dorë. E quaj me vend të përmend edhe fotografin, se i takon e drejta e autorit. Ai është shoku Miladin Popoviç, mentori dhe drejtuesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitet 1941-1944.
Komentet