Nga Isabela Çoçoli
WASHINGTON—Komandanti i forcave ushtarake të NATO-s i tha ligjbërësave Amerikanë se Rusia vijon të mbetet një kërcënim afatgjatë për SHBA dhe aleatët e partnerët e tyre europianë. Në dëshminë e tij përpara Komitetit të Trupave Ushtarake, Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA Gjenerali Philip Breedlove t
ha se Rusia është e etur për të ushtruar ndikim të padiskutueshëm mbi vendet fqinje.“Rusia ka përdorur forcën ushtarake për të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera si Moldavisë. Në Ukrainë konkretisht, Rusia vazhdon të përdorë të gjitha elementet e fuqisë kombëtare për të penguar Kievin, “tha ai. ”Në Ukrainë, Rusia vazhdon të përdorë gjithë fuqinë e saj për destabilizimin e vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit separatistët kanë kryer 71 sulme”, theksoi Breedlove.
Breedlove tha të martën se NATO ka vënë re kohët e fundit një rritje të dhunës përgjatë vijës së kontaktit në Donbas, rajonin lindor të Ukrainës dhe një numër i përpjekjeve diplomatike, ekonomike dhe propagandistike nga ana e Moskës përdoret për të mos e lejuar Ukrainën që t’i afrohet Perëndimit.Moska duke kërkuar ‘rolin udhëheqës’
Breedlove i tha senatorëve se Rusia ka ndërmarrë një vendosje masive ushtarake në provincën ruse Kaliningrad, Detin e Zi dhe, më së fundi, në zonën lindore në Detin e Mesdhe dhe Sirinë perëndimore, duke e kufizuar shumë dukshëm aksesin e aleancës në këto zona.
“Rusia kërkon të rivendosë një rol kryesor në skenën botërore. Rusia nuk do vetëm të sfidojë rregullat e miratuara të rregullit ndërkombëtar, ajo synon t’i ri-shkruajë ato. Rusia e sheh e SHBA-së dhe NATO-n si kërcënim për objektivat e saj dhe, si kufizimet në aspiratat e saj. Pra, Rusia kërkon të dëmtojë unitetin tonë dhe të sfidojë vendosmërinë tonë. Rusia e njeh forcën dhe e sheh dobësinë si mundësi, “tha ai.
Për këtë qëllim Rusia është duke e përdorur atë që disa e quajnë luftë jokonvencionale apo hibride. tha Breedlove. Rusia është duke përdorur mjete diplomatike, ekonomike dhe informative, përveç presionit ushtarak për të ndikuar tek vende të ndryshme, duke u përpjekur për të mos shkaktuar një reagim ushtarak, tha ai. Rusia është duke përdorur stërvitje dhe demonstrime ushtarake për të maskuar dhe të bëjë të pandjenshme vendosjen vërtetë ushtarake, shtoi ai.
Hyrja e Rusisë në luftën në Siri ka ndryshuar dinamikën në ajër dhe në tokë, pavarësisht deklaratave publike për të kundërtën, tha Breedlove. Ai shtoi se Rusia ka bërë pak për të luftuar grupin militant të Shtetit Islamik, por e ka përforcuar në masë të madhe regjimin e presidentit Bashar al-Assad dhe aleatët e tij.
Moska dhe Damasku i përdorin qëllimisht refugjatët sirianë si një armë për destabilizimin e Evropës, deklaroi shefi i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan, Philip Breedlove./VOA
Komentet