Gjashtë ditë pas ndarjes nga jeta të Pelé në moshën 82-vjeçare dhe tri ditë pas funeralit të tij në Santos, Rio de Janeiro inauguroi të mërkurën ‘Avenida Rei Pelé’ përpara stadiumit legjendar Maracana.
Në Kolumbi, stadiumi i Villavicencio, në jug të vendit u bë vendi i parë në Amerikën Latine që u riemërua për nder të legjendës Pelé.
“Ne mbështesim nismën e FIFA-s. Brezat e rinj duhet ta dinë se kush ishte kjo ikonë e futbollit botëror”, tha të mërkurën guvernatori i departamentit të kësaj zone, duke iu referuar thirrjes së presidentit të organizmit ndërkombëtar, Gianni Infantino, që secili vend të pagëzojë një e stadiumeve të saj të emërtuara sipas numrit legjendar ‘10’.
Gjithashtu të mërkurën, kryeministri i Kepit të Gjelbërt njoftoi se stadiumi në kryeqytetin Praia do të riemërohet “Pelé Stadium”. Që nga viti 1979, tashmë ekziston një stadium “Rei Pelé” në Brazil, në qytetin Maceio (verilindor), por më shumë njihet si “Trapichao”./ dita
Komentet