VOAL – DENVER – Ishin çaste paniku ato të përjetuara në bordin e një avioni të nisur nga Bostoni (Massachusetts) drejtuar për në Salt Lake City (Utah), i cili të premten në mbrëmje u godit nga një rrebesh me breshër ndërkohë që fluturonte mbi shtetin e Nebraskës, në kufi me Koloradon, shkruan voal.ch.
Airbus A320 u detyrua të ulej me urgjencë në aeroportin ndërkombëtar të Denverit (Kolorado). Udhëtarët tregojnë se kanë jetuar disa minuta terrorit të vërtetë, shkruan DenverPost. Njëri prej tyre ka shkuar për ndihmë mjekësore.
Avioni i kompanisë amerikane Delta Airlines u godit nga kokrra breshëri tejet të mëdha që i kanë plasaritur xhamat e kabinës së pilotazhit dhe shkatërruar turirin.
Komentet