ARISTIR LUMEZI – Koloneli në rezervë, Myslim Pasha, shpreh shqetësimin në lidhje me negociatat që Greqia dhe Shqipëria po zhvillojnë për marrëveshjen e re të detit. Nxitimi i palëve, sipas kolonelit, krijon frikë dhe ankth për rezultatin e tyre. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pasha komenton dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha për paktin me Greqinë.
Akuzat e Berishës për shitje të detit Greqisë, Myslim Pasha i cilëson si fiction, si një mënyrë për të mbuluar marrëveshjen e arritur në 2009 kur ishte Kryeministër, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Por koloneli e sheh të vështirë tërheqjen nga marrëveshja e parë e 2009 dhe parimi që është ndjekur për të delimituar kufirin detar. Sipas tij, askush nuk do ta pranonte një tërheqje të tillë, as qeveria e sotme, as opozita greke, pasi nga një marrëveshje e re Greqia do të humbte ato që i jepte marrëveshja e 2009, kur në pushtet ishte Kryeministri Berisha.
Në Athinë është zhvilluar takimi i tretë negociator mes dy delegacioneve për marrëveshjen e re të detit. Mendoni se do të formësohet versioni përfundimtar i marrëveshjes së re?
Përfytyrimi ynë nuk e ka përvojën diplomatike të duhur për këtë parashikim. Ne përfytyrojmë punë të drejtpërdrejta analizash të thella, të cilat përfshijnë një tërësi shumë të koklavitur të situatës kundërthënëse të derisotme midis dy shteteve, për gati dhjetë vjet. Kjo ndjesi më afron atë fakt historik që e kemi në dorë kur pala greke, në muajin mars vitit 2009, i ka dorëzuar palës shqiptare hartën e Ndarjes së Detit me vijën dhe koordinatat, të cilat janë të njëllojta me ato të marrëveshjes (që është rrëzuar), e cila u firmos në muajin maj 2009.
Pra, në harkun kohor të jo më shumë se dy muaj e gjysmë. Po të duam të krahasojmë këto segmente kohore të nxitimit… na kap një frikë dhe ankth, që mund ta sjellë produkti i shpejtë që do të sillte “çlirimin e hapësirës së pushtuar”, që hamendësohet se do të jetë në tavolinën e luftës diplomatike. Unë ngre supet dhe s’shoh asnjë hartografi të mundshme të vijës ndarëse të realizuar. Kjo do të rrëfejë se ç’cilësi të lartë profesionale dhe diplomatike ka grupi i tanishëm negociator që iu sjell të dy shteteve një vepër të madhe, një klimë të re mirëkuptimi fqinjor.
Si i vlerësoni deklaratat e fundit të ish-Kryeministrit Berisha se po i shitet deti Greqisë?
Negociata apo diktat? Këto janë pyetje shumë të rënda! Sepse negociatat vijojnë. Ne nuk dimë se si po ndikon grupi negociator, çka do të ishte një trazim i lig çdo ndërhyrje. Ka një besueshmëri, por ama që nuk kontrollohet dot. Pa dyshim, që duhet njohur përvijimi, por nuk mund të përfytyrohet se çdo gjë që mund të diskutohet në grup, ta dinë shqiptarët. Për gjëra kryefjalore, të cilat tanimë njihen, si vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe e vërteta e pushtimit të gjeohapësirës detare shqiptare në vitin 2009, janë fakte ndriçuese që s’kapërcehen më kollaj.
Prandaj, nuk mund të jenë kaq të lehta lëshimet, nxitimet, diktatet politike dhe papërgjegjshmëria. Kemi të bëjmë me lëndë themelore të kombit, sigurisht! S’besoj se ka diktat. Kur ka diktat, s’mund të ketë negociata, të cilat janë proces ligjor dhe teknik.
Nga mendoni se i ka ish-Kryeministri këto informacione, nga grupi negociator?
Kjo ka lidhje me Berishën dhe psikikën e tij të trazuar. Ai është në fiction. Ai kërkon të ndërhyjë në punën e grupit negociator. Prej andej, edhe mund të dalë ndonjë fjalë. Shumëfishi dhe shtrembërimi kërkon që të futet në hulli të asaj ndrydhjeje të rëndë si dhe brerjes së vetëdijes së tij, për atë që ka ndodhur në vitin 2009, kur Berisha e la të lirë “mësymjet” për pushtimin e detit të Shqipërisë nga Greqia.
Ai është mjeshtër në lojën e mashtrimit që bën, duke komentuar parime dhe metoda që i përdori ai vetë në atë kohë. Kështu luan me “Ekiti-në” (Equitable Solution = Zgjidhje e drejtë dhe e ndershme), të cilën s’e ka pranuar dikur sepse, ia diktuan parimin e “vijës së baraslarguar”. Tani ndërron kahje dhe shenjë, duke u vetëdemaskuar.
Mendoni se mund të jetë dorëzuar një marrëveshje e panegociueshme nga pala greke? Apo urdhër i qeverisë greke për parimin e ndarjes së detit?
Ne nuk mund ta dimë. Gjithçka që dëgjojmë nga Berisha është teknologji e ndërtuar për të rregulluar pozicionin e tij, për t’i përdorur rezultatet e sotme të marrëveshjes së re, në favor të fshehjes së atij dëmi të pallogaritshëm që iu bë Shqipërisë dhe integritetit kombëtar. “Ekiti-ja” e Berishës së sotëm rrëzon vijën pushtuese të tij dhe e fajëson atë si ideator kryesor i shitjes së detit.
Ai ka deklaruar se trupi i tij dhe përkrahësit e tij do të shtrihen në hapësirën Ekonomike Ekskluzive para Othonoit për të mos e marrë Greqia atë që ai ia dha tërësisht në vitin 2009. Kjo është historia. Më tej vijojnë sofizmat psikike të tij. Mendoj se nuk mund të ketë asnjë urdhër që lidhen me negociatat me BE-në. Kjo marrëveshje do të kërkojë një kohë të gjatë, se është shumë komplekse.
A mund të ketë ndodhur që të jenë këmbyer informacione hartografike për sipërfaqe të përgjithshme, që përfitohen pa kryer analiza të hollësishme dhe versione të ndryshme?
Edhe kjo pyetje është thelbore. Ne sërish hamendësojmë dhe besojmë se ky ekip ka përpara një përvojë të jashtëzakonshme se si duhet të veprohet në të tashmen, për të korrigjuar marrëzinë që bënë paraardhësit. Doemos, që në këto tri takimet e para duhet të jenë këmbyer harta, informacione të ndryshme, pa dyshim që është folur për rrethana gjeografike të ndryshme dhe janë bërë krahasime, se pa këto, s’ka negociatë, se këto lindin kundërshtime, që janë të natyrshme.
Këtë e tregojnë përvojat ndërkombëtare të së njëjtës natyrë kur janë dashur me dhjetëvjeçarë që të gjenden zgjidhjet e ndershme dhe të drejta. Pra: ndërkëmbehen pretendime, bëhen përqasje e matje, krahasohen me precedentë të mëparshëm, nxirren statistika, prej gjeometrisë dhe gjeografisë apo rrethana historike, gjeostrategjike. Këtu ka përvojë, parime, metoda dhe jurisprudencë të së Drejtës Detare, skema, komente, versione, gjeometri dhe hartografi, të cilat priren me kahjen nga e drejta dhe e vërteta e zbatimit të Ligjit të Detit.
Thuhet se negociatorët ishin ngujuar deri të enjten për të dhënë goditjen përfundimtare me fitore, të premten?
Sikur të jetë e vërtetë… apo “ngujimi” është vetëm një metaforë. Unë do ta përvijoja se prej tij do të dalë një punë e thellë, analizë dhe produkt, që sjell të drejtën dhe të ndershmen në përftimin e gjeohapësirave detare. Produkti i mirë nuk ka lidhje me biznesin, përfitimin politik të radhës, se aty nuk ka shitje as blerje, aty është shumëfishi i interesave kombëtare, aty ka urti dhe profesionalizëm, ka negocim diplomatik dhe aftësi taktike dhe strategjike në platformën e lojën e negocimit, që është “luftë” për hapësira. Ky është një ngujim i përgjegjshëm i skuadrës Kombëtare, që ndeshet në një betejë shumë të vështirë.
Mendoni se pala greke mund të tërhiqet lehtë nga marrëveshja e parë?
Mendoj se nuk tërhiqet. As nuk pranon të ndryshojë parimin e ndarjes që është përdorur nga të dyja palët në paktin e parë. Se po të ndryshojë parim, ajo do të humbë atë që “pushtoi” herën e parë. Kush vallë do ta pranonte këtë në Greqi? As qeveria e sotme dhe as opozita Greke! Ju e keni dëgjuar ministrin e Jashtëm grek, Kotzias, ai me një buzëqeshje tërheqëse, ashtu butë-butë, ka deklaruar se ata janë futur në betejë, që jo vetëm të fitojnë detin territorial në Othonoi dhe Erikouzza, por edhe Hapësirën Ekonomike Ekskluzive. E thënë buzëqeshur, e thënë copë…! Kjo na rrëfen se ishujt grekë, shkëmbinjtë a cekinat detare, do të kenë status të njëjtëm ashtu sikundër edhe vetë ujdhesa mëmë Korfuzi!
Kjo tanimë është deklaruar! Në Othonoi, kundruall së cilit është syprina detare e mejdanit, sipërfaqja më e madhe e pushtuar, prej së cilës Greqia po dëshmon, se nuk tërhiqet. Hapësira Ekonomike Ekskluzive në Otranto që është edhe pushtimi më i madh sipërfaqësor detar (rreth 220 km2) vijon me pjesën tjetër gjatë gjithë vijës, çka është pushtim i një pjese të detit territorial shqiptar, i barasvlershëm me Dheun Kontinental. E kjo ndodhet në hapësirat që nga Erikouzza, Tignosso, (Peristeri), Gjiri i Sarandës, Barketa, Serpa. Deri në gjirin e Ftelias…eh! Një pushtim i paparë në histori. Ne vetëm hamendësojmë se grupi negociator këtë të premte ka pasur betejën vendimtare.
Plazhi i Madh në Ulqin. Fotografi nga arkivi.
Aneta Duroviq
Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në jug të Ma . . .
Ministria e Mbrojtjes publikoi sot një deklaratë të përbashkët që u nënshkrua më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, në kuadër të bashkëpuni . . .
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, një ditë e shenjtë që shënon ardhjen e pranverës.
Ai theksoi se kjo festë sjell begati dhe mirësi . . .
Parlamenti gjerman. Mars, 2025,
Radio Evropa e Lirë
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 milia . . .
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku ndër të tjera flitet edhe për Sh . . .
“Qesharake” e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaratën nga ana e Serbisë për memorandumin mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë për aleancë ushtarake.
E para e shtetit . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh . . .
Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy kahe të kundërta.
Të dhënat e fundit nga . . .
Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.
Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumt . . .
Serbia ka shprehur shqetësimin për rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, i cili u zyrtarizua me një deklaratë të nënshkruar në Tiranë më 18 mars. M . . .
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës e ka dënuar ashpër deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, . . .
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas gjetjes së një varreze masive në Bishtazhin, ku janë identifikuar mbetjet mortore të 11 personave që ishin zhdukur gjatë luftës së Koso . . .
Komentet