Në foto: Deputeti Koço Kokëdhima, gjatë një seance hipnoze me banorët e bregut
Edi mor vlla.
Kur të dëgjova të deklaroje në sytë e mi se doje të kaloje pleqërinë me mua te rrapi i Vunoit në Vlorë, më kapi një valë imagjinate e shfrenuar e cila më tërboi fare dhe nuk e mbaja dot veten të të shkruaja.
Bëra gati 2 pako domino se do na duhen. Me që ra fjala vetëm një hall kam, në Vuno nuk ka nga ato sekretaret me buzë të fryra dhe nuk di si do ja bëj, se vetëm ato mi bëjnë llogaritë e bilancit mujor dhe më redaktojnë si duhet ndonjë shkrim që më ngjall pathos.
Por po fus në çantë ca kukulla barbi nga të mbesave.
Aman vlla se mos na del gënjështar tek pleqtë e Vunos dhe nuk vjen të pleqërohemi bashkë.
E kuptoj edhe që mund të të kenë kapur emocionet e momentit ngaqë ke parë rrapin dhe mund ta kesh thënë sa për sy e faqe që do pleqërohesh në Vuno, të kuptoj por gjithsesi duhet ta sforcojmë pak veten që të kënaqim pleqtë.
Çfarë gurësh ka në Vuno mo Edi, çfarë plepash dhe çorapesh leshi të qëndisura me shtiza, të kujtojnë ato kohërat e gjyshes. Së bashku me pleqtë do riformojmë një pleqëri rilindase. Do pimë raki direkt nga kazani.
Do gatuajmë në kazan ushtrie gjellë me patate dhe do hamë bashkë, tok me njëri-tjetrin. Do mësoj kitarën që t’iu këndoj çdo natë, ti mëso mandolinën ose trombën të englendisemi tek rrapi fshatit. Në dimër do mbilidhemi të shtëpia ime për 5-kaç.
Bukën do e bëjmë në shtëpi me brum të ardhur, vezë të feskëta fshati po, bulmet deleje po, të gjitha taze do shkojmë nga 120 vjeç sa do na mërzitet Vunoa dhe do kapim gjithë fshatrat e tjera me radhë.
Do hapim biznes patatesh, ditën do shesim patate dhe nga pasditja e deri natën vonë do t’i bëjmë lekët rrush e kurmbulla me raki e meze.
Verës do vëmë legen me ujë të ngrohtë në diell dhe do mësojmë notin. Pastaj do këndojmë bashkërisht këngën “patat po lahen brenda në liqen”.
Këtë idenë e liqenit mos e bëj llaf me njeri se është ide origjinale dhe na e vjedhin. Unë them që gjithë ata që votuan kundra meje në parlament t’u hiqet e drejta të lahen në liqenin tonë.
Aty do jemi vetëm ne shpirtrat e pastër dhe vetëm shokët e ngushtë, të pakorruptueshëm, ne që dolëm nga politika si rruar qethur.
Me zemër të madhe e pa kokërr leku në protofol të kalojmë pleqërinë duke nikoqirisur pensionin në rrapin e Vunosë.
Ajri i pastër i Vunosë, rrapi dhe patat e Liqenit do jenë ilaçi jonë natyror, sëmundjet do kenë frikë të na afrohen.
Dhe prostata na merr të keqen në Vuno, asgjë nuk na ndan dot.
Siamezisht i joti, 2.01K
*E-mail i mbërritur me ‘forward’ nga adresa false e z. Tan-Artan-Dritan Leli
(HashtagAlbania)
Komentet