Në janar të vitit 2021, Alexei Navalny ishte kthyer në Moskë, pasi ishte kuruar në Gjermani për shkak të helmimit. Politikani më i njohur i opozitës në Rusi u arrestua menjëherë.
Nuk u desh shumë dhe ai u dënua me tre vite e gjysmë burg për mashtrim.
Gjyqtarja Natalia Repnikova, që dha këtë vendim, vdiq pak muaj më vonë. Vdekja e saj mund të ketë pasur lidhje me vendimin e saj, shkruan BILD.
“Pasi më dënoi, ajo u tha avokatëve të mi se ishte penduar për vendimin dhe se mendonte se jam i guximshëm. Pak më vonë ajo vdiq. Zyrtarisht u tha se ishte koronavirusi,” tha Navalny në një seancë apelimi të hënën.
“Prandaj dua t’u apeloj të gjithëve këtu në gjykatë: nëse më pas doni të më tregoni ndonjë gjë, bëni shumë kujdes”.
Zëdhënësja e politikanit opozitar rus, Kira Jarmasch tha për BILD: “Ishte një koincidencë shumë e çuditshme. Gjyqtarja i çoi fillimisht një mesazh Alexei-t dhe më pas vdiq”.
Nga gjykata, Navalny sulmoi sërish ashpër Kremlinin.
“Do të pësoni një disfatë historike në këtë luftë të marrëzishme. Kjo nuk luftë nuk ka kuptim. Pse po e ndiqni nga pas atë”, tha ai.
Navalny rrezikon të tjera dënime nga gjykata, ndërkohë që zëdhënësja e tij tha se këto vendime janë marrë paraprakisht në Kremlin dhe më pas i kanë kaluar gjykatës. “Ajo që po dëshmojmë ne është hakmarrja e Putinit”. syri.net
Komentet