Kur fillon nëpër rrugë ndihet era që vjen nga kioskat e gështenjapjekësave, atëherë vjeshta ka ardhur pa dyshim. E pra mos ngurroni, po konsumoni gështenja!
Geshtenja ka shije të shkelqyer, me plot vitamina, minerale, është ushqyese, tretet lehtë, e përshtatshme për ushqim të të moshuarve dhe të fëmijëve. Ne 100 gramë ka 6 – 10 mg fibra të patretshme .Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor.
Përmban nivel të ulët të yndyrave dhe përmban vitaminë C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur, vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A, C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Kurse gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate.
Komentet