Njeriu ka një kohë të lindjës , ekzistencës dhe vdekjes.Nese ju shpëtojmë të tjerave në jetë , kësaj të fundit nuk kemi mundësi ti shmangemi.Ne mes lindjës dhe vdekjës , në zgjedhim rrugën tonë të jetës.Sigurishtë së secili njeri në këtë tokë dëshiron lirinë dhe pavarësinë përsonale .E dëshiron jetën ashtu siq e programon , por kjo natyrishtë së nuk ndodhë gjithë here.Jeta është e pa parashikueshme.Shtrohet pyetja logjike, çfarë është sot shoqëria në Kosovë?Natyrishtë së kemi të arritura por edhe të meta të mëdha në të gjitha sistemet dhe fushat e jetës.Jeta dhe liria e disave që nuk janë të pakët është ngulfatur padrejtësishtë nga ata që ishin në krye të shtetit për shumë vite .Ende kemi një kategori shoqërore e cila po jeton dobët. Dhe është koha që gjerat të identifikohen më emrat e tyre.Trajtimi i shumicës nuk ishte kerrekte politikisht .Shumë çka është ambalazhuar , është mbytur të mos dalë në siperfaqe.Mashtrim më realitetin.Është koha e fundit që mos të genjehet dhe mashtrohet populli, i cili ka vuajtur shumë dhe gjatë deri të liria dhe pavarësia e shtetit të tyre.Është koha që përfundimisht të hudhen në koshin e historisë ideologjitë e mbrapshta, të cilat na futën nëpër rrugët qorre.Ky zingjirë duhet më në fund të shpartallohet për të mirën e shtetit dhe të kombit.Nese e keqja nuk amputohet ajo kalon në metastaza sikur më orgënizmin e njeriut të sëmuar.Të lirohemi nga koha e trashëgemisë së kaluar të njëmendësisë dhe totalirizmit .Modelet e tilla janë të demoduara dhe shumë të dëmshme për shoqërinë pluraliste dhe demokracinë liberale.Ne Kosovë ka njerëz të privilegjuar politikisht .Për shumë kohë njerëzit u abroguan nga mendimi ndryshe.Kosova është bërë vendi ku mendimi i dikujt ndryshe nuk falet.Dhe, kjo natyrishtë na kushtoj shumë në lirinë tonë, në shtëtndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.Koha është të zbritet në tokë duke u kthyer të vetja.Familjët.Vlerat tradicionale .Në Kosovë , janë vlerat e patriotizmit dhe ndërgjegjësimit për ruajtjnë e artit, kulturës dhe treshëgemisë .Duhet dhënë forcë proriteteve të përgjithshme e veqmas atyre të natyrës sociale.Vetëm kështu i kthehemi jetës reale. Largimi nga natyra njerëzore është fillimi i anarkisë. Modelet historike na mësojnë se rregulli është i nevojshëm në çdo gjë. Dhe ky është i vetmi parim mbi të cilin një komb mund të mbijetojë. Dhe, kjo është diçka që koha do ta tregojë. Po jetojmë në kohë të rrezikshme. E kam fjalën për të gjitha vështëerisë më të cilat po përballemi dhe në anën tjetër më tingujt e armëve dhe luftërave në botë , që edhe te ne po trokasin.Po trokasin ng armiku ynë shekullor-Serbia hegjemoniste, e cila edhe pse e humbi luftën në vitin 1999, nuk po heq dorë nga territorët shqiptare.Po na mungon uniteti si për çështje të brendshme edhe kur bëhët fjalë për Serbinë. Çështja, në fakt, është t’i rezistosh paraqitjes gjithëpërfshirëse të dhunshme të të panatyrshmes nën të natyrshmen. Përfshirë dyshemenë e rrezikshme, dyshemeja e armikut … Askush nuk ka arritur të shkatërrojë natyrën njerëzore dhe identitetin njerëzor si nga mbrenda ashtu edhe nga jashtë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ngrihemi në këmbë. Është koha tashmë…