Aksioni i parë është titulluar ” Ta ndihmojmë Drenicën” kurse ai i dyti ” Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës “
Ata që e kishin vizën C dhe ishin në marrëdhënie pune në këmbim të Bonit me numër serik kanë qenë të detyruar t’i japin 1 mijë apo 2 mijë franga. Kurse ata me vizën B që ishin në kuadër të ndihmës nga shteti zviceran nga 500 franga.
Pjesë e këtyre aksioneve isha edhe vetë.
Madje herë – herë edhe nuk ndihem mirë, dy – tre veta i kanë dhënë nga 2 mijë franga. Ata kanë bërë punë të rënda në ndërtimtari. Mirëpo, Rilindja e pati publikuar bonin me një tekst, ku thuhej se kjo është një hua popullore dhe pas çlirimit të vendit të gjithë kontribuesve do t’u mundësohet që të fusin brenda Kosovës gjëra me vlerë nga fusha të ndryshme pa doganë .
Para Luftës prej vitit 1995 e deri në vitin 2000 kam punuar në Mësimin Plotësues të Gjuhës shqipe në Gjenevë. Përfshirja e nxënësve ka qenë për lakmi .
Kur këta morën pushtet rivalët tanë të paskrupullt unë u tërhoqa. Sa kisha vetëm nxënës në tri pika nuk mbeti numri i përgjithshëm i tyre në gjithë Gjenevën .
Shumica e mësuesve u emëruan jo të profesionit adekuat. Bije fjala punën e mësuesit e bënin inxhinier të elektronikës dhe biologë, dy zonja të mrekullueshme Cyme Lokaj, bashkëshorti i së cilës ka qenë aktivist i devotshëm LDK- së dhe Hyrije Kurteshi, gruaja e një Ismet Kurteshi shok imi i studimeve.
Edhe pse merrja rrallë pjesë në mbledhjet e tyre me ngulm e kundërshtoja këtë dukuri.
Por, kot isha i vetëm e pa ndikim . Ne punonim vullnetarisht, por pastaj u vendos edhe pagesa për mësuesit.
Z. Agim Paçarizi ishte ai që arriti me fut në sistemin e ndihmës nga shteti i Gjenevës edhe në mësimin e Gjuhës shqipe .
Megjithatë nuk kishte shtim të numrit të nxënësve.
Shpresat për ndryshim i ka shtuar emërimi në krye të LAPSH- it i një djali të ri me përgatitje të lartë këtu në Gjenevë.
Quhet Liburn Mehmetaj. E bën punën e Avokatit . I sjellshëm dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja në të mirë të këtij mësimi, por pak i ndihmuar nga mërgimtarët tanë.
Sigurisht e dini që në fillim të viteve 1990 në Gjenevë pati vepruar shoqata kulturore ” Ikballe Prishtina”.
Kur në maj të vitit 1996 u hap Universiteti Popullor Shqiptar kjo shoqatë pushoi së vepruari.
Ekzistonin edhe dy Klube futbolli FC Kosova dhe Minatori . Minatori u shua shpejt e FC Kosova është në rang garashë në Ligën e Dytë Rajonale të Gjenevës, me një varg suksesesh.
Mendoj që kjo skuadër ka bërë punë të jashtëzakonshme i ka larguar të rinjtë nga rrugë të këqija.
Dihet që ishte edhe Ministriave Informatave të Kosovës në Gjenevë e udhëhequr nga Zoti Shatri.
Shpërndante në mijëra adresa Informatorët në frëngjisht e anglisht dhe ndihmonte azilkërkuesit shqiptarë në kompletim dokumentash.
Në këtë drejtim përshtypje kanë lënë përkthyesit Roza Papuçiu dhe Altin Thanasi që përkthimin e kërkesave të azilkërkuesve nga gjuha shipe në frëngjisht e bënin falas.
Për sa kohë që isha aty çdo gjë menaxhohej me kujdes . Luksi më i madh ishte pirja e një kafeje.
Kishim bashkëpunim me Andi Gjonajn që ishte shumë i sjellshëm dhe korrekt.
Deri me fillimin e Luftës LDK ishte bartëse e të gjitha aktiviteteve si në Gjenevë ashtu në Zvicër.
Me fillimet e Luftës njerëz brenda saj kaluan tek Thaçi siç ishte rasti i zotit Sami Dërmaku, që për shumë vite pati vepruar në LDK – së.
Punë të mirë bënte edhe Shoqata bamirëse Nënë Tereza ,ka çuar me dhjetëra kamionë me ndihma në Shqipëri e Maqedoni .
Gjatë Luftës së Kosovës në Gjenevë vepruan edhe disa shoqata emergjente në nivel komunash.
Ndihmonin me të holla dhe veshmbathje njerëzit e regjionit) të tyre.
Më vonë individ si Bajrush Shaqiri nga Terpeza e Vitisë kanë ndihmuar në ndërtimin e shtëpive, për të mbeturit pa strehë nga Lufta.
Po ashtu të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës e Tiranë janë ndihmuar kryesisht me veshmbathje.
Në ngjarjet tragjike të marsit 1997 z. Xhafer Shatri pati organizuar Aksionin ” Kosova ndihmon Shqipërinë. Në tubim pati marr pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë Gazmend Turdiu dhe diplomati që mbulonte diasporën e që më vonë u bë kryeredaktor i Bota Sot në Zürich Skënder Buçpapaj.
Ndërkaq, vënia e Bustit të Skënderbeut më 1997 në Gjenevë është vepër e z. Astrit Leka.
Mbase gaboj z. Leka u ndihmua nga dhëndëri i tij zviceran, një profesor me reputacion në Universitetin e Gjenevës.
Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës me në krye Ueli Leunberger ishte në zenit .
Të gjithë aty tuboheshim .Bëheshin promovime librash dhe tubime të tjera që kishin të bënin me çështjen e Kosovës.
Pas largimit të Z.Leunberger në krye të UPSH – së erdhi zonja Lumnije Ratkoceri, nuk i di arsyet por aktivitetet u reduktuan shumë .
Sot ,UPSH ,udhëhiqet nga zonja Albana Krasniqi – Malaj . UPSH ka ndërruar lokacion dhe është me hapësira dukshëm më të vogla se kur udhëhiqej nga Leunberger.
Mendoj se bën punë të mira .Kryesisht merret me kurse gjuhësh dhe promovime të veprave nga Kultura dhe Arti Shqiptar.
E pati hapur për muaj edhe një ekspozitë mbi shpëtimin e ebrejëve nga shqiptarët në sheshin Planpalais të Gjenevës. Kjo ekspozitë ka qenë e shfaqur edhe në OKB.
Gjatë viteve 1996,1997,1998 dhe 1999 delegacionet e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kosovës kanë qenë pjesëmarrëse në Nënkomisionet e të Drejtave të Njeriut pranë OKB- së.
Këto nënkomosione brenda vitit janë mbajtur dy herë. Puna e tyre ka zgjatur më tepër se 1 muaj.
Në mungesë mjetesh delegacioni i Kosovës çdoherë është strehuar në banesën time në Gjenevë.
Më 2013 është formuar edhe shoqata ” Komuniteti shqiptar i Gjenevës” ka organizuar mbrëmje dhe shfaqje me zotin Kabashi dhe 7- 8 personalitete të tjera të kulturës.
Prej pas çlirimit të Kosovës merret me organizimin e përvjetorve të Shqipërisë.
Veprojnë edhe dy tri shoqata me anëtarësi nga mërgimtarët e komunës së Vitisë dhe Gjilanit, si shoqata Zhegra dhe Vitia.
Është edhe zonje me mbiemrin Rashiti që organizon koncerte për qëllime përfitimi material.
Veprojnë edhe misionet diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës,por nga largimi i Andit Gjonajt nuk kam pas kontakte me ta dhe nuk i njoh fare.
LDK vepron formalisht dhe udhëhiqet nga njerëz të papërgatitur . Kanë degë edhe PDK dhe AAK por nuk e kam idenë kush është aty.
Pozitivisht reflektojnë të rinjtë shqiptarë. Ata në numër të kënaqshëm kanë kryer Fakultete niveli Master në Universitetin e Gjenevës,në të gjitha fushat. Ata e kanë edhe shoqatën e tyre studentore.
Restorantet dhe lokalet e gastronomisë një pjesë e mirë mbahen nga shqiptarët. Pastaj pronarë të sipërmarrjeve në Ndërtimtari janë shumë shqiptarë,madje me emër si vëllezërit Orllati.
Që në pjesën e Zvicrës frëngjishtfolëse sidomos në Gjenevë janë të pranishëm kudo . Janë edhe tri – katër garazhe veturash me pronarë shqiptarë. Po ashtu ka firma pastrimi kimik dhe për pastrimin e banesave dhe objekteve të tjera.
Janë edhe dy firma Disajni me pronarë dy- tre djem të Kosovës. Në sallonin e librit dikur merrnin pjesë 4- 5 shtëpi botuese .Pas Luftës në Kosovë vetëm një Istref Begaj.
Punën e asistentit social e bëjnë rreth 100 shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në Parlamentin e Gjenevës janë një vajzë e tre djem .Numri i tyre mund të shkojë në 5 pasi në pritje është edhe një kandidat, Sami Gashi.
Prania e tij bëhet e mundshme nese dikush nga partia e tij më 28 prill 2023 merr post Ministror në Qeverinë e Gjenevës.
Edhe në Klubin e Futbollit FC . SERVETTE anëtar i elitës së futbollit zviceran për momentin luan një djalë i ri me mbiemrin Behrami. uroj që të ndjekë shembullin e Valon Behramit.
Kurse skuadrat tjera të Gjenevës në rang më të ultë garash i kanë të paktën 4 -5 futbollistë kosovarë.
Po ashtu në një lagje periferike të Gjenevës vepron xhamia ” Dituria” me një anëtarësi prej diku 500 vetave.
Cila është veprimtaria e saj nuk di . Aty kam qenë vetëm në rast ngushllimesh të organizuara në ambientet e saj .
Në Gjenevë për dallim nga kantonet tjera të Zvicrës në mënyrë ilegale qëndrojë shumë të rinj. Ata gjejnë strehë tek familjet e tyre .
Nga Gjilani dhe Vitia nuk ka familje që nuk i ka 3 e 4 pjestarë në Gjenevë, apo edhe komplet familja .
Manipulohet me shifra 20 mijë e 30 mijë shqiptarë që jetojnë në Gjenevë.
Fatkeqësisht nuk ka pasur ndonjë regjistrim asnjëherë.
Prandaj luhet me shifra .