Gjithmonë kam menduar, se si do të ishte egzistenca ime pa artin, ose më drejt pa librin. Ndaj përqëndrimi im tek letërsia, më jep fuqi të kapërcej edhe vështirësitë më të papritura të jetës. Kjo më bën të vrapoj të blej librat që dua, pavarësisht mundësive dhe kostos së tyre.
Sapo i pashë të shtatë me kapakët e kuq si flamuri, si pikat e gjakut, pikuar mbi fletët e krijimit dhe gërmat e arta qëndisur mbi to, vetëtimthi hapësira e fantazisë më dha imazhin e Kodikëve të Artë. Doja t’a thoja me zë të lartë, të shihja nëse çasti, vërtet më kishte ndihmuar?… Çasti, shpesh shënon jetën, të jep shenjën. Kështu m’u fiksiua ai çast, sapo i pashë, shtatë Kodikët KADARE. Çasti iku, shkoi…po mua nuk më ikën nga mendja emri i imazhit të shfaqur së pari. Kodikët e Artë KADARE!
Ndoshta ngjyrat, materiali, fijet e arit, shenjat, vizionet, gërmat, emri, simbolet, tërë epokat e përshkruara brenda tyre. Vrapova ti marr, ti shoh, ti prek nga afër dhe të heq imazhin e gabuar të çastit fatlum kur mu kujtuan Kodikët e Artë. Kisha parë, dëgjuar dhe lexuar çfarë është shkruar mbi ta.
Nuk kisha gabuar, Koleksioni i Kodikëve të Shenjtë, përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Po kështu janë vlerësuar vëprat e shkrimtarit Kadare. Të sjella në një kohë të re, përmbajnë brenda tyre, ngjarjet dhe historinë e një populli që prej lashtësive, vlerësuar lart në botën mbarë. Ashtu si Koleksioni i kodikëve të artë, përbën një prej pasurive të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar, cilësuar nga ekspertë botërorë si një pasuri universale. A nuk është e njëta gjë me Kodikët Kadare?
Kodikët e Shqipërisë, janë një fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjisë së shenjtë. Këta kodikë kronologjikisht ndjekin njëri-tjetrin gjatë trembëdhjetë shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të – deri në shekullin e 18-të. Janë një annual i mardhënieve të Perëndisë me njerëzit e një populli të quajtur dikur Arbër, Ilirë apo Shqipëtar. Kodikët e shenjtë, të artë apo të purpurt u shkruan nga disa profetë ndër përgamena apo fletë më gërma prej ari. Ata përmbajnë brenda zhvillimet e qytetërimit shqipëtar të disa përiudhave. Kështu shkruajnë ekspertët historian dhe studiuesit e tyre brenda dhe jashtë vendit.
Po kështu dhe Kodikët Kadare, mbajnë në brendësinë e tyre epokat shekullore të historisë së qytetërimit, që prej atij Ilir, Arbër,Shqiptar edhe më gjërë. Mardhëniet e botës Ilire, Arbërore dhe Shqiptare mes vetes dhe botës mbarë.
Kodikët u shkruan nga disa njerëz të shenjtë si Shën Gjon gojarti, Shën Gjon Vladimiri dhe murgj të ditur të manastireve tona të shenjta. Përgjatë shekujve, VI-XVIII. Po, a nuk e quajti kritika e lartë një profet shkrimtarin Ismail Kadare. Ndërkohë, Ai e quajti veten një shkrimtar, një murg i letërsisë, atje në tokën e shenjtë kur mori çmimin “Jeruzalem Prize”. Kodikët Kadare janë fond me rëndësi botërore për historinë e letërsisë së re moderne, që prej kohëve të vjetra biblike. Histori dhe ngjarje në kohën e piramidës së Keopsit, stinëve të mërzitëshme në Olimp. Shkrime të botës shqiptare lidhur me antikitetin, me Kalin e Trojës, përbindëshin, zëmërimin e Akilit, Agamemnonin dhe bijën e tij. Eskilin, humbësin e madh, Hamletin princin e vështirë, Danten e pashmangshëm në atdheun tonë, Shekspirin e pavdekshëm. Të gjithë duke i rimarë e risjellë tek ne deri më sot. Historia dhe bëmat e saj të lashta, përsëriten edhe në kohët modene. Romane, novela e tregime të mesjetës, bëmave të bizantit, pashallëqeve të mëdha, komisioneve të festës, që vranë pesëqind prijësa shqiptarë të besës në pabesinë më të shëmtuar gjakatare. Janë kështjellat e pamposhtura shqiptare, tradhëtitë. Kanunin e Lekë Dukagjinit, gjakmarrja e sjellë në ditët e sotme. Besa e Kostandinit që u ngrit nga varri, e solli Doruntinën. Ecëm sipër urës me tri harqe, zbuluam dosjen H. dhe përjetuam vitet e mbrapshta të atdheut tonë. E gjithë biografia e popullit shqiptar ndër vargje dhe rrjeshta… mjeshtërisht bukur të sjella në kohë.
Letërsia mbush hendeqet e historisë, sepse historia nuk është e tëra që njerëzimi posedon, ndaj është dhe trashëgimia e letërsisë, historia nuk merr përsipër ti spjegojë njerëzimit gjithçka ka ndodhur si dhe pse, këtë ë bën në formën më të bukur letërsia, duke nxjerrë nga arkiva të pluhurosura betejat shekullore, përshkruar me qartwsi dhe mjeshtëri unike me intelektualitetin superior.
Kodikët e Artë Kadare ecin nëpër histori vit pas vitesh, nëpër luftra me gjeneralët e ushtrive të vdekura, darkat e gabuara, nëntorët e dhimbshëm të kryeqytetit tonë Tiranën, … deri më sot. Kodikët e Artë Shqipëtar, u gjetën në kishat e shenjta si ajo e Shën Gjergjit, Shën Vladimirit, në Berat, Durrës dhe Korçë. Kodikët Kadare ndodhen në çdo shtëpi, qytet e bibliotekë të vendit tonë dhe botës.
Njerëzit filluan të rrëfenin përpara se të njihej shkrimi. Po jo të gjithë rrëfenin njësoj, po njëri më bukur se tjetri. Dhe ata që rrëfenin më bukur grumbulluan rreth vetes më shumë njerëz. Kështu janë shkrimtarët. Të dallueshëm nga njëri tjetri, për nga inteligjenca, kultura, trashëgimia. Nëse tek shënjtorët e besimit dhe fesë, ishin njerëzit që rrëfeheshin tek ata, shkrimtari është ai që u rrëfehet njerëzve dhe janë gjithë kohës në gjykimin e tyre. Ata ndjekin kronologjikisht njëri-tjetrin prej antikiteti e deri më sot në shekullin XXI. Vepra të plota me qindra shkrime poezi e tregime, për të gjitha kohët. Pa haruar kurrë, çeljen e syrit dhe hapjen e mendjes në epokën komuniste, me pallatin e ëndrave në mes të kryeqytetit, me qorrferrmanet e pushteteit, me lulet e ftohta të marsit, historitë e vajzave të penguara që nuk jetojnë më, shpirtin e përgjuar deri në thellësi të tij. Netët me hënë, ku poshtëroheshin bijat e këtij vendi, e shumë bëma të tjera pseudo-komuniste. Kodikët Kadare kanë brenda kombin shqiptar. Shkrimet dhe librat e shkruar me dashurinë, sinqeritetin e vërtetësinë e madhe, janë testament i vyer për ne dhe ata që do të vijnë. Mësuam për krushqit që ngrinë, të mos harrojmë Ukshin Hotin dhe tri këngë zije për Kosovën…. Të krenohen me indentitetin e tyre shqiptarët, të njohin dhe shuajnë mosmarrëveshjet shekullore mes vetes, për të ecur përpara.
Kryevepra si romani Kukulla, sa dhe si duhet nëna. Është i pari shkrimtar në një moshë shumë të re, i cili solli prindërit në kryeqytet dhe jetoi shumë kohë me ta. Shkrimtari shkruan dhe mediton, në kafenë Rostand. Çdo varg poetik i të të cilit shkruhet një roman. Kadare pohon se kryeveprat nuk janë shkruar ende. Kohën e tij të pamjaftueshme, na e tregon mjeshtërisht, Helena Kadare, zonja e tij, e mira e pandarë në jetën dhe realizimin e Kodikëve të Artë Kadare.
Një estetikë e mbështetur në emocinet njërëzore nuk vjetërrohet as me ndryshimin e përhershëm të rrymave në letërsi dhe art… Dhe nëse kritikohet apo shantazhohet, kjo s’është punë për të, por për të tjerët, për ata vetë. Shkrimtari, nuk vepron sipas urdhrave të askujt. Ai është shpesh i viktimizuar bashkë me veprat e tij.
Ashtu si ranë viktima të kundërshtive të egra barbare edhe shenjtonët tanë të lartë, si Gjon Vladimiri, Gjon Gojëtari, Papa Kristo Negovani, Dhaskal Todri, Gjergj Fishta, At Zef Pëllumbi, Dom Shtjefën Kurti, Dhimitër Misha e shumë të tjerë.
Kadare e mbajti kryqin mbi krahë si vetë shënjtorët. “Nga kryqi dhe balta, kryqi ngrihej mbi pjesën e epërme të botës, mbi pullazin e shekullit, sipër të cilit frynte e breronte gjithçka e gjithkund. …sa ma shumë lidhesha me letërsinë, aq më fort ndjeja se ai kryq nuk do të më ndahej.” Në jemi dëshmitarë realë se, ai kryq rëndon ende mbi shpinën e tij pa i’u ndarë tërë jetën edhe sot. Sharlatanë dhe djaj nuk reshtin së shpifuri e akuzuari, të lindur dreqër të pabindur.
Ashtu si komunikimi i shënjtorëve me besimtarët e vendit të tyre është i shenjtë, edhe komunikimi i shkrimtarit me lexuesit e tij, është shumë shpirtëror. Shkrimtari e do popullin e vet dhe ata e duan e lexojnë dhe ndjekin me përkushtim. Nese puna e shënjtoreve dhe lutjet e tyre janë vetmitare, po ashtu e vetmuar edhe puna e shkrimtarit, ashtu si thotë Heminguej: “Të shkruash nuk të duhet gjë tjetër, vetëm një makinë shkrimi dhe mbi lëtrën e bardhë të pikosh gjak.” Gjak të pastër shqiptari pikuan shumë nga shënjtorët, poetët e shkrimtarët tanë. Kjo ka qenë dhe forca vitale e veprave dhe jetës të shkrimtarit Kadare.
Në Kodikët e shenjtë të artë dhe të purpurt, përdoret gjuha, ajo e lindur bashkë me qytetërimin, gjuha e shkruar. Në Kodikët Kadare, gjuha shqipe është pastruar, e pasuruar, krijuese dhe fjalë-formuese. Duke e ngritur lart potencialin e saj qytetar dhe kulturor si gjuha ndër më të vjetrat në universin tonë. E përhapur, përkthyer dhe e ribotuar në më të shumtën e gjuhëve të botës. Në Kodikët e artë, janë shërbesat e Zotit mes shqiptarëve nëpërmjet shënjtorëve të tij. Në Kodikët Kadare janë shërbesat e shqiptarëve ndaj atdheut, një ndër më të lartët, vetë shkrimtari me veprat e tij, duke sjellë tek ne horizonte dhe prespektiva të reja…
“Zhvendosja e popujve, prej tragjedive kombëtare njësoj si zhvendosjet biblike, ku Kadare mbështetur mbi baladat shqiptare: vrasjen midis atit dhe të birit. Veç s’është i biri që vret të atin, por e kunderta, i ati të birin. Është refugjati ekonomik, që i kthyer pas njëzet vitesh, e merr të birin për dashnor të nënës së vet dhe e vret. Kjo dramë ndonëse e afruar në kohët moderne mbetet po aq hijerëndë sa në antikitet. “Na tregoi se “ofshama e historisë ngrihet përmbi gërmadha jo përmbi peisazhe”. Kjo gjasë ende vazhdon.
Na tregon si ishte bota dje, si është sot dhe si do të jetë në të ardhmen. Qëndrimi i shkrimtarit të lartë Kadare, përballë fenomeneve, marveshjeve dhe vendimeve mbi kombin e tij dhe mbi botën, ka brenda diturinë universale, forcën e të qënit Universal.
“Në hapësirën iliro-shqiptare u formuan edhe disa personalitete që themeluan letërsinë e krishterë të ritualit roman. Kryelutja mijëvjeçare e krishtërimit perëndimor “Ty zot të lavdërojmë” – “Te Deum Laudamus”, e cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë, u përhap në disa variante në Europën Perëndimore pas vitit 525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të krishtërimit…” Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej hebraishtes në latinishte, u arrit në vitin 405, nga një ilir tjetër i shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe “shën Gjeri”
Kodiku- codices, ishte paraardhësi historik i librit modern. Termi kodeks përdoret shpesh për librat e lashtë të dorëshkrimeve, me përmbajtje të shkruar me dorë. Edhe vepra e shkrimtarit Kadare, është shkruar e tëra me dorë nga vetë ai. Të tjerë ndihmësa dhe së pari nga zonja e tij, shkrimtarja dhe përkthyesja Helen dhe më pas prej redaktorëve në prag botimi, të këtij mendimi intelektual dhe filozofik me, gjykimin dhe forcën Universale, duke i shërbyer paqes dhe pajtimit, jo luftës dhe asgjesimit.
CODEX-ruajtja dhe rrjedha e punës. Pra KODI i kontaktit apo kodet e ligjeve. Vepra e gjeniut, është kodi i zberthyer bukur i të gjithë historisë së një kombi. “Është kanoni i letërsisë shqipe”. Nëse e ke lexuar veprën e tij njeh mirë dhe tërësinë e letërsisë.
Shkrimi i dy Kodikëve të Shënjtë dhe ruajtja e tyre, krahas dorëshkrimeve të tjera të shumta, tregon nivelin e lartë kulturor të vendit ku ato janë shkruar dhe ruajtur. Vazhduar dhe plotësuar ndër vite dhe shekuj nga gjenitë e letrave shqipe deri me sot. Kodikut të Purpurt dhe Kodikëve të Artë, shpesh u kanosej rreziku i zhdukjes së tyre prej sulmeve barbare. Njerëz të urtë dhe besimtarët e vërtetë, i fshehën dhe i ruajtën me fanatizëm. E njëjta gjë me veprat e zotit Kadare,të cilat ndaloheshin dhe censuroheshin vazhdimit nga diktatura, ndërkohë njerëzit e të gjitha niveleve i lexonin dhe i përhapnin me shpejtësi, as era nuk i kapte dot.
Është letërsi, është histori, gjuhësi, identitet, antropologji, etnografi, ide, filozofi, traditë, mentalitet, kulturë, legjendë, arkeologji, të gjitha këto të ngritura në artin e madh.
Nëse do të vazhdoja rrugën e krahasimit, z. Kadare ka shkuar shumë lart dhe shumë larg. Thjesht iu përkushtova, imazhit dhe formës, e cila ka brenda saj mesazhet e fuqishme të jetës së kombit të tij dhe jo vetëm.
Do ta mbyll argumentin tim, të mbështetur mbi ju, duke cituar pak rrjeshta nga përshkrimi që i bën botuesi i Onufrit antik, i përkujdesur deri në detajin e fundit artistik të botimit, zotit Bujar Hudhri.
“Nuk ka fat më të bukur për një botues se të jetë i pranishëm në jetën krijuese të një shkrimtari si Kadareja. …………. Si në një ëndërr, sheh si të shkasin nëpër gishtërinj grimca ari, po ashtu e ke të pamundur të fiksosh magjinë e fjalëve kur je ti i vetmi që po i dëgjon. Në ato orë të paharueshme, sikur të mos ishin të kësaj bote, më pushtonte gjithmonë një ndjesi: sa do të doja t’ia përcillja në çast lexuesit gjithçka dëgjoja dhe përjetoja!………………”
“Nga përvoja tridhjetvjeçare me një klasik të letërsisë botërore, kam mësuar se si arti i botimit dhe i shtypit të kësaj kolane të bëhej i padukshëm, që lexuesi i tij shqiptar, i tanishëm dhe i ardhshëm, të dëgjonte përhershëm vetë jehonën e zërit të Kadaresë.”
Nadire BUZO