BILD
Ata janë ndihmës të vegjël, por shumë efektivë: mjete fluturuese pa pilot, të njohur ndryshe edhe si dronë. Ato po përdoren masivisht nga forcat e armatosura ukrainase dhe ruse.
Përveç dronëve të armatosur të mëdhenj dhe të shtrenjtë si Bayraktar turk ose dronët kamikazë më të vegjël si Lancet rus, dronët e zbulimit- që mund të ofrojnë imazhe në kohë reale të fushës së betejës- janë veçanërisht të përhapur.
Një prej tyre është droni zbuluese ASU-1, i njohur ndryshe edhe si Valkyri. Ai mund të sigurojë imazhe në distanca të shkurtra deri të mesme.
Ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përdorin më shpesh dronët e lirë, komerçialë të prodhuar nga Kina për zbulim me rreze të shkurtër veprimi, Valkyri ka nisur të përdoret së fundmi.
Avantazhi i tyre: Dronët e prodhuar nga kompania ukrainase Avia Systems kanë një rreze të përgjithshme më të lartë (deri në 35 kilometra) sesa dronët më të vegjël komerçialë.
Valkyri mund të fluturojë mbi fushën e betejës për gati dy orë dhe të sjellë imazhe të mprehta. Ky informacion transmetohet drejtpërdorejt në një postë komandimi.
Transmetimi i drejtpërdrejtë nga fusha e betejës është i rëndësishëm për skenarët e mëposhtëm, ndër të tjera:
-Zbulimi i lëvizjeve të trupave armike
-Zbulimi i objektivave ruse me vlerë të lartë në zonë, si pozicionet e artilerisë
-Koordinimi i lëvizjeve të trupave
-Zbulimi i fortifikimeve ruse
-Kontroll i shpejtë i objektivit pas goditjes së artilerisë për të korrigjuar zjarrin nëse është e nevojshme.
Ndërsa dronët komerçialë më të lirë zakonisht janë në dispozicion për një çmim prej 2 deri në 3 mijë euro, Valkyri është më shumë se dy herë më i shtrenjtë.
Megjithatë droni, i cili prodhohet posaçërisht në Ukrainë, mund të operojë edhe në lartësi pak më të larta, prandaj mbrohet më mirë nga zjarri kundërajror dhe është ende mjaft ilirë që humbja e një droni të jetë e përballueshme. syri.net