Pas indiferencës, arrogancës, gënjeshtrës e mashtrimit të pushtetëshëm, në Shqipëri po shfaqet një tjetër fenomen akoma më i rrezikshëm.
Quhet heshtja, që në sjellje e formë ka kodin e saj, përcjell e kapton sinjale me harac të gjithë shoqërinë.
Kodi i heshjtes, nuk është gjë tjetër vec një nga elementët e strukturës së kulturës së një sistemi mafioz, grupi mafioz, e të figurës së një mafiozi.
Kodi i heshtjes është nevoja për të bërë rregullin tënd pa nevojën e ligjeve.
Kodin e heshtjes e promovon ai që kërcënon me shprehjen “jam njeri i rrugës”!
Në fjalorët më të mirë të botës kur flitet për sistem mafioz, fjala heshtje, shpjegohet si baza e ekzistencës së tij.
Heshtja është formë solidariteti me botën e krimit, heshjte ndaj një vepre kriminale për të penguar ndëshkimin e saj, heshtje ndaj gabimeve për të mbrojtur interesat personale, heshtje nga pasojat e krimeve.
Heshtja ose më mirë kodi i heshtjes është formë përurlje e mjet nënshtrimi ndaj rregullave të botës së krimit.
Kodi i heshtjes është frika!
Frika për të mos u ekspozuar, për të mos komentuar, për të mos denoncuar emra e fakte me rrjedhë pasoja. E fuqia e krimit, sistemit mafioz, grupit mafioz, mafiozit mbështetet tek heshtja!
Këto tre-katër vitet e fundit, pushteti në Shqipëri ka prodhuar megaskandale që mund të shkundinin qeverinë e cdo vendi në botë, qoftë i botës së tretë apo i vendeve në zhvillim!
Ministra, drejtorë, funskionarë të lartë, deputetë, njerëz në postet më strategjike për sigurinë e rendin kombëtar, janë përfshirë në to, sic janë përfshirë dhe toka e pasuri kombëtare të grabitura e njëherësg të mbrojtura nga Kushtetuta.
Heshtje dhe përballë gjobave që qytetarët duhet të paguajnë nga gabimet e shtetit.
Përballë krimit e kërcënimit vec heshtje!
E keqja thuhet se vë rrënjë, kur njeriu nis e beson se është më i mirë se të gjithë e me arrogancë arkitekton shkatërrimin.
Ndërsa heshtja, ah heshtja përballë këtij shkatërrimi vret njësoj si mafia e me harac të gjithë Shqipërinë!
Mafia blen me heshtje gjithcka që është në shitje dhe shpirtin e njerëzve të lirë.
“Pushteti ka nevojë për mafian për të mbnrojtur veten”, thotë një prokuror i njohur antimafia.
Problemi madhor ështe të kuptojmë se se si e pse po sundon ky kodi heshtje?!