Ne vitet 70 ishim te rinj dhe ne pragshtatori ne Institutin e Larte te Arteve beheshin konkurset per tu pranuar ne fakultetin e artit dramatik…vinin nga e gjithe Shqiperia dhe konkuronin…ndaj shkonim dhe i ndiqnim…
Duhej te recitoje me ndjeshmeri skenike, duhej te improvizoje nje loje aktoriale dhe te realizoje nje situate qe te jepej aty per aty.
Nje dite u shfaq nje person qe na la shume mbresa…ai solli disa pjese nga Mark Twain.
Hapem syte dhe veshet, cili eshte ky, te gjithe menduam se ai ishte aktor dhe jo kandidat per aktor…
Emri tij kaloi goje me goje quhej Koço Devole, Koço Devole, eshte aktor i madh por keta te jurise nuk e pelqejne …me duket se ka konkuruar edhe vjete por keta nuk e kane pranuar…
Ky ishte takimi im i pare me artistin e madh Koço Devole, nje person me nje energji te thelle te humorit, lojes aktoriale, improvizimit, perthyerjes ne nje plastik gati te paarritshme, mimika e tij dhe teresisht arti tij pa frike e them se eshte e nje Alberto Sordi shqiptar…Devole nuk bente art dhe mandej strehohej ne jeten e tij pa art si te thuash nuk e kishte thjesht profesion, Devole ne cdo moment ishte ne rolin e nje njeriu qe me batuten krijonte kontrapunktin sa hap e mbyll syte, ai ne çdo situate gjente anen humoristike dhe gjendja sillej me arsyetimet paradoksale qe ai bente…
Gjithçka shoqerohej me mimiken gjestet dhe me zerin e tij aq te ngjyrosur emocionalisht…
Koço Devole ishte nga ata artiste qe nuk eshte se ju hapen dyert, ai i hapi me mjeshterin e tij, u desh qe te tjere ta pranonin jo thjesht si nje individ por si nje model ndryshe, si nje art qe i mungonte artit tone tejet te ngurte dhe si i ngjeshur ne kallepe…Devole qe ne krye te heres qeshi dhe perqeshi shfaqjet e pseudodemokracise ne Shqiperi dhe solli me humor te rralle jeten dhe komikpersonalitetet e shoqerise se djeshme…ishte i lindur per humorin dhe per rilindjen e tij…levroi te gjitha zhanret dhe kishte nje talent shumeplanesor…vinte ne skene dhe shkruante per skenen…Devole ishte nje njeri tejet social sa here qe e takoja me jepte shume gezim, dhuronte art humori ne nje shoqeri te ngrysur dhe tragjike…
Do doja ti mbyllja keta rreshta me nje moment shume te bukur…
Ishte dhjetor para disa viteve dhe ne nje darke gala ne Hotel Rogner isha i pranishem se do dekorohej miku im Mihal Luarasi…me dekoraten Nderi i Kombit…mes te dekoruareve thiret dhe emri i Koço Devoles…i jepej dekorata “Mjeshter i Madh”…tek e mori dekoraten iu drejtua presidentit Nishani…zoti President doja t’u bej nje pyetje…Urdhero tha ai, behe…Koço u kthye nga ne ….Zoti President te gjithe po behen Mjeshter i Madh…po Mjeshter i Vogel dini gje kush eshte…? Shperthyen te qeshurat…Po mik shume mjeshtera po dalin…por ti ke nje dallim miku im Koço Devole…ti ishe dhe mbetesh mjeshter e kaluar mjeshterit per humorin tend…ti qeshja dhe na beje te mendonim, ti perqeshje dhe na benim te kurajonim, ti portretizoje dhe na benim te kuptonim se shoqeria me keta qe drejtojne eshte e humbur…jam i sigurt se edhe atje ku je nisur nga sot…ata qe te presin do kene me shume humor…Nga ty mesohet se njeriu kur qesh mendon me shume se kur qan…Lamtumire njeriuhumor Koço Devole…po pppooo kishte te drejte…Po mjeshter i vogel kush mbeti….me ikjen tende te vegjel ka shume por Devole nuk ka me…Dheu te qofte i lehte!
pkabo 8 nentor 2020…
ps/ Koço mos bej humor atje ku po shkon duke u thene se e zgjodha vete daten 8 nentor si dite e shenuar e Partise se do qeshin edhe engjejt…!
Komentet