Bryant në fund të këtij sezoni do të pensionohet pas 20 viteve të kaluara në fanellën e Lakers, ndërsa arsyet janë lëndimet e shpeshta të cilat i ka marrë sezonet e kaluara
LOS ANGELES – Njëri nga basketbollistët më të mirë në kohërat moderne dhe kosha shënuesi më i mirë në NBA, Kobe Bryant, njoftoi për largimin e tij nga basketbolli në moshën 37 vjeçare.
Bryant në fund të këtij sezoni do të pensionohet pas 20 viteve të kaluara në fanellën e Lakers, ndërsa arsyet janë lëndimet e shpeshta të cilat i ka marrë sezonet e kaluara.
Vendimin e tij e paralajmëroi në një letër të publikuar në internet dhe e kishte titulluar “të dashurit basketboll”.
“Kur u njoftuam isha fëmijë. E kam patjetër të pranoj këtë fakt. Zemra ime mund të përballojë, truri im poashtu, por trupi thotë se ka ardhur koha ti jap fund, dhe kjo është në rregull. Jam i gatshëm të të braktis. Dua të dish këtë. Dua që të dy, të kënaqemi në momentet tona të mira dhe të këqija. I dhamë gjithçka njëri tjetrit. Atë që ti ke bërë për mua, është shumë larg asaj që unë kam bërë për ty”, thuhet në letrën e cila përfundon me “Të dua përgjithmonë”.
Në karrierën e tij Bryant ka fituar pesë tituj kampioni në NBA, ndërsa gjatë dy dekadave lojë aktive në parket është stolisur me dy medalje të arta nga olimpiadat. Në një ndeshje shënoi 81 pikë duke shënuar emrin e tij në historinë e basketbollit.
Komentet