KLUBI LETRAR “GJON NIKOLLË KAZAZI” – GJAKOVË
Shpall konkurs nga data 1 shkurt deri me 30 prill 2020
Për:
1. Çmimi “Din Mehmeti”, libri më i mirë i botuar ndërmjet dy mitingjeve
2. Çmimi “Teki Dervishi”, proza më e mirë dhe drama më e mirë, botuar ndërmjet dy mitingjeve. Ky çmim ndahet nga mitingu i poezisë 2020 dhe është formuar nga Klubi, në nderim të krijuesit të shquar Teki Dervishi.
3. Çmimi “Ali Podrimja”, poezia më e mirë e lexuar në mbrëmjen qendrore të mitingut, i ndahet poeteve konkurrues të mbrëmjes nga juria e Klubit.
4. Çmimi “Yllka Domi”, ketë vit do t’i ndahet talentit të ri, pjesëmarrës në mbrëmjen qendrore.
5. Çmimi “Nënē Terezë” u ndahet poeteve ndërkombëtar pjesëmarrës në miting.
6. Çmimi i karrierës, i ndahet krijuesit të përzgjedhur nga shtëpia e përkthimeve “Fan S. Noli” me drejtues Z. Agim Byci.
7. Çmimi, libri më i mirë për fëmijë, ndahet nga ky miting, formuar nga Klubi.
Librat për konkurrim, dërgohen në adresën:
Mitingu i Poezisë 2020
Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova”
Pa nr. Gjakovë 50.000 Republika e Kosovës
Nga tre ekzemplar dėrgohen pēr konkurrim, libri mē i mirē, proza mė e mirė, drama mė e mirė dhe libri mė i mirė pėr fėmijė.
Konkursi është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, që e konsiderojnë librin e tyre të denjë për konkurrim. Juritë përkatëse do të shqyrtojnë librat konkurrues dhe do të shpallin fituesit më të mirë në mbrëmjen e mitingut të poezisë 2020.
Kryesia e Klubit letrar “Gj. N. Kazazi”, me kohë ka nisë aktivitetin e saj organizues, për të realizuar Mitingun e Poezisë 2020 sa më në nivel. Suksese!
Gjakovë, 01.02.2020 Kryetari i Klubit letrar”Gj. N. Kazazi,
Muharrem Kurti
Komentet