Libri “Ikona e mësuesisë,LEONIDHA DHRAMI” nga QATIP MARA!
QATIP MARA (nuk ka kund njeri më të gjendshëm), erdhi si me një frymë në TIRANË dhe më dhuroi këtë libër,Dhe me mua ndodhi po kështu: ai me vrap dhe unë po “me vrap”.Me një shpoti,mund të thosha:” Me”inat” më foli dhe,po me”inat” iu përgjgigja!.Them me shpoti,se MBRETI i HUMORIT,ÇARLI ÇAPLINI,thoshte:”Një ditë pa të qeshur,është një ditë bosh”.Natyrshëm.kjo copëhershëm me QATIPIN,meriton jo një shpoti,por ca më shumë si një çast gëzimi midis dy miqësh.
Kam thënë dhe diku tjetër që unë nuk ka ditë që mos lexoj. Më kujtohet LUIS BORGES që thotë:”Mos e mat veten me ato që ke shkruar,por me ato që lexon”. Dhe,ndërsa për shkrimet e mia modeste,në prozë e poezi,nuk kam pse kapërdisem,në fushën e leximeve,zor se i lëshoj pe ndikujt. Jam lexues skrupuloz dhe nuk e lëshoj librin nga dora,nëse më pëlqen.
Kur marrë librin e QATIP MARËS,nuk kam se si e lëshoj,pa e mbaruar. “Sherr” me timeshoqe:-Mos të duket vetja i ri?Do të hipë tensioni dhe do na hapësh avazae.” -Nuk kam faj unë,por QATIPI që shkruan për një mësues,- mbrohem unë.
“Fajin” e QATIPIT,e “shlyen” POETI SPANJOLL;LORKA që thotë:”Çdo libër është një oborr. Lum ai që mbjellë në atë”oborr”,lule dhe ushqen shpirtin e vet”. Këto fjalë,sikur janë thënë enkas për autorin,QATIP MARA, që jo vetëm e ka kthyer oborrin me llule,po ka bërë që”petalet” e këtyre luleve të flladitin shpirtin e autorit,po se po,por dhe MËSUESIT SHEMBULLOR LEONIADHA DHRAMI nga QEPAROI.
*
Kam shumë arsye që të shkruaj për këtë libër.Së pari,autori i këtij libri,QATIP MARA,është nga miqtë e mi më të shtrenjtë dhe,së dyti,libri flet për një mësues model. Një model që duhet ndjekur. Unë vet kam punuar mbi dyzet vjet mësues gjuhë-letërsie, dhe,si të thuash,është pakëz si”thirrje” e gjakut. Tek heroi i këtij libri,paksa kam gjetur veten. Çuditem që paska qenë mëues në MALLAKASTRËN e egër.ku vetëm”disa çapa” më tej,aty mesviteve ’60-të të shekullit të kaluar kam qenë dhe unë.
Çudia e dytë dhe nuk kam pse mos e them. Në shkollë apo në çdo kolektiv ku punon,rrallë qëllon që një iks-koleg të të bëhet mik aq i ngushtë,që jo vetëm ta përjetësosh në libër,por ta “klonosh” siç ka bërë QATIP MARA. Kur shoqëria jonë,sa vjen e po bëhet e ftohtë e polare,ja tek të shfaqet një mësues si LEONIADHA DHRAMI nga QEPAROI që ta jepë zemrën në dorë dhe nuk ke se si mos e bësh shembull atë. LEONIDHA DHRAMI,siç gjykoj unë,përmjet leximit të librit,meriton ato fjalët që thotë BIBLA:-Jezusit nuk i intereson se sa vargje di nga BIBLA,por se si i trajton ti njerëzit.”.Parë me këtë sy,LEONIDHA DHRAMI,është sa i ditur dhe aq njerëzor. Ndjek çdo faqe me kërshëri dhe shoh me sy kritk,çdo çap që hedh ky mësues dhe,tek e vë ballë vetes,them:-Shyqyr që nuk kam qenë nxënës i këtij mësuesi kaq të mirë,se,kur shoh bukurshkriimn e tij si pikturë,më zë data për shkrimin tim si ato kalagrifet kineze apo si një shkrim doktorësh që askush nuk e lexon., Pastaj,pasi kthiellem,tek shoh sukseset nga një shkollë tek tjetra, më vjen dërmend ajo që ka thënë RALF WALDO EMERSON:”Njeriu që gjërat e rënda,i bën të lehta,është edukator!”
Në rastin e LEONIDHA DHRAMIT,kjo “EDUKATOR”,do shkruar me gërmë të madhe.
*
Që në kohën e tij,MUSTFA QEMAL ATATURKU ka thënë:”Mësuesi i mirë është si qiriri; e konsumon veten për të ndriçuar mendjen e të tjerëve”. A nuk ka ndodhur kështu me mësuesin LEONIDHA NAQE DHRAMI? Pa dyshim dhe kësaj pyetjes sime retorike,i përgjigjen, nxënësit e tij që shkruajnë me superlativa për mësuesin e tyre.Nga përvoja ime e gjatë si mësues,mund të them me shumë siguri që nuk janë veç mësuesët që u vënë nota nxënësve të tyre,por janë dhe nxënësit që u vënë nota mësuesëve.DHe ç’them,nuk flas me apriori,por me prova. Nota që vënë nxënësit janë ku e ku më të sakta se sa nota që vë mësuesi.Dhe,po ta shoh me këtë sy,këtë mësues model,e ka faqen të bardhë. SE,kur thotë WILIAM ARTHUR WARD,”Mësuesi i mirë dhe profesionist,inspiron”. JO vetëm inspiron:LEONIDHJA DHRAMI,por bëhet ashtu siç thoshte LUIGJ GRUAKUQI” Përhapës i dritës,i diturisë”.Tek e përfshij gjithë veprimtarinë edukative të këtij MËSUESI SHEMBULLOR, më vijnë ndërmend,fjalër e VIRGJILIT që thotë:”Të ngreshë lart emrin tënd me vepra,kjo është arritja e virtytytit”,Parë nga veprat e puna me përkushtim,them që LEONIDHA DHRAMIT i takojnë ato fjalë të KONFUCIT që ka thënë:”Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit,nuk maten kurrë”.
Por se sa vlen puna e njl mësuesi si LEONIDHA DHRAMI,s’kam se si mos i pranëvë,fjalët e ALEKSANDRIT të MADH që ka thënë:”Mësuesi më ngriti nga toka në qiell”:Mësuesi i tij ka qenë ARISTOTELI që bëri këtë luftëtar të madh që,poshtë jastëkut,të mbante,veç shpatës,por dhe ILIADËN. Që të ndodhë kjo,duhet të jesh mësues me karizmën e LEONIDHA NAQE DHRAMIT.
*
Po lë,jashtë esesë sime, tërë jetën model si familjar (edhe këtu shëmbullore të këtij mësuesi model, por s’kam si mos qëmdroj tek krijimtaria e tij letrare. I tërë libri duket si një”gosti e madhe”,se me aq dashuri është shkruar nga kolegu dhe miku i tij,QATIP MARA: Dhe,nëse libri është”gosti e madhe”,në fund të”gostisë”,a nuk hahet ëmbëlsira? Vargjet në poezitë e POETIT LEONIDHA NAQE DHRAMI janë të dala nga shpirti.Atje,në çdo poezi,ai është vetvetja dhe,kur thotë OSHO:-Të jesh vetevetja është gjëja më e çmuar. Dhe,për ta mbyllur,po përdor një thënie të HEGELIT:”Njeriu nuk është asgjë tjetër,veçe varg i veprave të veta!
VIKTOR HYGO e shtjellon dhe më thellë duke thënë:”Çdo njeri e ndërton vet peidestalin e vet,të tjerët i zbukurojnë statujën”.Kështu ka ndhodhur dhe MËSUESIN SHEMBULLOR;LEONIDHA NAQE DHRAMI.Ai e ka ngritur peidestalin e vet,të tjerët ia kanë zbukuruar statujën dhe,sado që ëshë ndarë nga jeta,QATPI MARA e ka “klonuar” me këtë libër.ku thotë se NJERËZ SI LEONIDHA NAQE DHRAMI janë modele që duhen. ndjekur.Tiranë,29 nëntor 2024