Kampioni i peshave të rënda Wladimir Klitschko e ka këshilluar sfiduesin e tij Tyson Fury që të bëhet palaço pas humbjes që do ta pësojë nga ukrainasi.
Ukrainasi, i cili mban pesë tituj të peshave të rënda në boks, e ka këshilluar anglezin që u vesh si Batmani se pas duelit mund të bëhet palaço.
“E kam një punë për ty shoku. Kam shokë të mirë në cirk, ata mund të ofrojnë një punë të mirë si palaço”, ka thënë Klitschko.
“Të quaj palaço – është kompliment për ty, sepse është shumë e vështirë që të argëtosh njerëzit”.
Komentet