Nga ta di se ai është mal kur vetë është errësirë,
aq shumë sa edhe të plotë edhe të zbrazët dyfish e shohim
deri në fund të kujtesës, tkurret kërkesa e tejpamjes së murit.
A po e pyes drurin apo mua më ngacmon errësira?
Nga ta di se në pyll ka klithur zogu
kur është vetë qetësia, formë e pazëshme e zërit,
kur edhe shushërima e frymës sime bëhet pluhur i kalbjes së mundimshme,
dhe zbraëtirë e pazëshme hyn në rrënjën e telave tingëllues.
Kjo lithimë – terri ia merr ditën zogut nga përgjumja?
Apo klith dashuria apo rrëmbimi – apo më nuk janë.
Ku po bie trok pas troku nga zemra e orës?
Ku shikimin e të verbërit t’ia gjejë në shkëndijën e syrit të diellit?
Terrin ta ftojë për gjykatës, klithmën për dëshmitar?
Si ta shurdhërojë atë nemitje para mundimit të klithmës së vdekur?
(Përktheu: Fatime Imeraj – Zeqiri)
*Është poet boshnjak. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare botoi vëllimin e parë me sonete Primulat e çelura. Kulm i krjimtarisë së tij janë Sonetet I, 1967 dhe Sonetet II, 1974.
Komentet