16 fëmijë e të rinj nga Kosova ishin e papritura e bukur për presidentin amerikan, Bill Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë. 13 prej tyre mbanin emrin Clinton, 2 Hillary, si bashkëshortja e ipresidentit, ndërsa një djalë nga Mitrovica quhej BillClinton.
E para që u ngjit në podium ishte një vajzë e ardhur nga Finlanda, e cila quhej Klintoniana dhe pastaj u prezantuan të gjithë me rradhë.
“Jam i mallëngjyer ”, tha presidenti Clinton. Më pas, gjatë fjalës së tij ai shtoi: “Do dëshiroja që e gjithë bota, të shihte një video të shkurtër të të gjithë këtyre fëmijëve. Është diçka që e marrin për të mirëqenë, duket diçka normale për ju, ka shumë vende në botë ku kjo do të ishte e çuditshme”.
Dashuria dhe mirënjohja e Kosovës ndaj Amerikës, presidentit Clinton dhe të gjithë figurave të shquara të politikës amerikane që u përfshinë në ndalimin e konfliktit dhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës është unikale.