Keqinterpretimi i leximeve, Besimi i tepruar në perfeksionizmin estetik,
Pamundësia për të kuptuar se arti dhe realiteti lidhen, janë në një marrëdhënie, por janë të ndryshëm,
Rrëshqitja, nga vrazhdësia e përditshmërisë, në një realitet iluzor me butësi të rrejshme,
Moskuptimi se çdo problem sado i komplikuar e ka një zgjidhje,
Mbivlerësimi i ndjeshmërisë së vetes,
Nënvleftësimi i mëshirës së të tjerëve,
Mosbesimi se koha shëron çdo plagë,
Pamundësia për tu orientuar në një botë çdo ditë e më të të turbullt,
Mungesa e një kuptimi integral për jetën dhe botën,
Moskuptimi se në çdo rrethanë jeta është më e mirë se vdekja,
Këto ishin 11 katet prej nga ra Klea Shyti.
Klea mund ta ndërronte këtë jetë me tjetrën duke rënë nga çdonjëri prej këtyre kateve të cilët në një mënyrë ose një tjetër janë vdekjeprurës.
Por Kleas aq i ishte neveritur prozaiciteti ynë, sa nuk duroi dhe ra 11 herë, për tu ngritur po aq herë.
Zoti na mëshiroftë ne të mjerët dhe Klean e gjorë.
Shkruar për SYRI.net
Komentet