***
Kjo vjeshtë ka zaptuar qiellin
pemët nuk mund të vdesin
shpendët nuk kanë vendosur kur do të ikin
parku është mbushur me peshkopë
floriri dergjet mbi të gjitha udhët.
Dashnorja e dikurshme përgjigjet me emrin Margaritë
sytë e saj tradhtojnë ëndrra të zymta
fytyra si ora e çajit, flokët
duken më të larta se sa janë
shenja të veçanta nuk ka
kudh do ta gjejë do t’i dejtohet gazetës
ku do të marrë një shpërblim të mirë.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet