Nuk po më besohet se ende kemi gjithë këtë urrejtje kundër njëri tjetrit. Kjo po shihet edhe tash pasi në karrigën e të parit të ekzekutivit të shtetit të Kosovës ulet Albin Kurti.
Çuditërisht kjo urrejtje deri në palcë kundër Albinit e LDK-së, vjen nga PAN-i, (Partia Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosvës dhe Nisma), nga ata që edhe me pas dashur më keq nuk ishte sot Kosova, me një papunsime shifra marramendëse, me arsim më të keq në botë,të parafundit, me dallime e shtresa sociale 1 me 100 (rroga e kryeministrit është 2900 euro, ndërsa e atyre në sektorin privat nuk kalon më shumë se 150 euro), me spitale por pa barëra e pa sigurime shëndetësore …..
PANI, e zeza e Kosovës
Janë këto parti të cilat, të gjitha të zezat ia kanë bërë popullit.
Është AAK-ja e cila asnjëherë nuk ka marrë votat e mjaftueshme, përveç me e kalua pragun deri në Kuvend, dhe i kanë mjaftua që ”bëhet” Ramushi kryeministër.
Nëse e ”t`hallojmë” i bie se AAK-ja e Ramushit asnjëherë nuk ka marrrë vota me shumë se 5% të elektoratit por dihet se në Kosovë nuk ka ligj të mirë zgjedhor dhe edhe sikur të dilnin 30% të votuesve e një ”parti” si ajo e Fatmirit ”fiton” 5%, ajo e kapërcen pragun. Kjo i bie se Nisma ka marrë më pakë se 2%. Një shembull: kur Mali i Zi, ndahet nga Serbia (Unioni Serbi-Mali i Zi), Havier Solana, kishte deklarua se më së pakut 65% me të drejtë vote duhet të dalin në votime dhe 55% e votuesve të votojnë pro ndarjes.
Ramushi i hëngri fondet rezervë për kaftjall
-Po në Kosovë, si është kjo?
-Si është më së keqi.
Ato të k`qia ”nuk” po i shohin veç ish ”unioni” i panit.
Arka e shtetit shterrohet bash sikur liqenet artificiale liqeni i Badovcit e ai i Batllavës (nuk kemi liqene natyrale).
Çka është edhe më keq, edhe fondi rezervë për fatkeqësi, natyrore, (vërshimet, thatësia, tërmetet, por edhe mungesa e ujit, rrymës, sëmundjet) Ramushi i hëngri për kaftjall.
Qeveria në largim e kurrë mos u ktheft, Familjes Rugova, ia ndan zyrës së ish ”Presidencës” 60 mijë euro.
Gruaja e Rugovës, Zonja Fanë gëzon një pension të majmë sikurse edhe gruaja e Adem Demaçit, zonja Xhemajlie.
Kosova, së shpejti do të ketë edhe ”zonja” të tjera të veja që do ti ”gëzojnë” këto të mira, si ”zonja e Hashimit”, Lumja, ajo e Ramushit, e Jakupit. Këto iu lejojnë ”ligjet tona” e ”Kushtetuta e Kosovës”.
Pa kulm mbi kokë e bukë në sofër
Kosova ka me mijëra familje që jetojnë në skamje e në mjerim, pa kulm mbi kokë e bukë në sofër ndërsa familja Rugova ka dy shtëpi për dy djemt, Mendimin e Ukën, më të mira se sa shtëpitë e ish presidentëve amerikanë, kanë makina e shoferë, falas nga buxheti i shtetit ndersa çdo ditë kërkohen (donacione) ndihma nga mërgimtarët për shërim jasht vendit.
Populli lypës, mozomakeq
O popull, zgjohu, mos ia zgjat jetën këti pushteti, mos ia zgjat duart e mos ia shrij qafën (PAN-it) e Hashimit!
Gjynah që ky popull krenar e me një të kaluar të ndritshme, sot ose dëshiron të ik nga Kosova ose ti nënshtrohet kastës politike, të ia zgjas duart e ta shrij qafën për lëmoshë.
Por, ndoshta trashëgimtarët e familjes Rugova i takojnë shtresës së mesme, në krahasim me luksin që kanë familja e shtëpia e Hashim Thaçit, me vëllezër, vëllezërit Haradinaj, në Prishtinë e në Gllogjan (kanë kulla)me gurë e me frengji), Sami Lushtaku, vëllezërit Lima, Ramiz Lladrofci, me bazen olimpik ani pse ai i ngrati, sa gjymert është, edhe shtëpinë e ka bëro ”shtëpi publike”.
Sigurisht se nuk do të ma shohin për të madhe që nuk i përmenda të tjerët, vëllezërit Buja, Xhavitin, selim-at, syleshat, sokolat, kamishat por po iu premtoj se edhe ata e shumë të tjerë nuk i kam harrua, herave tjera.
Albin, mos u habit, puno pa hile!
Albin, të lutem puno e mos u habit, mos lakmo! Kurrë nuk të kam përkrah sjelljet e veprimet tua e të lëvizjes tënde, por tash nuk je axhami, e ke kapërcy axhamillakin e je hy në ”bylyk”, nëse punon, bëje ligjin për ata që e kanë fitua pasurinë në m`nyrë të paligjshme, merrju pasurinë sepse 200 hektarë tokë kanë vetëm ish ”komandantët” kur mesatarja e tokës për kokë të banorit nuk është më shumë se sa një truall me 5 ari e një bashqe me kep (qepë) e hudra.
Këtë pasuri e kanë edhe disa dukagjinas (Nasim Haradinaj) e disa drenicakë.
Albin, as Mandela nuk e ka pasur të lehtë kur zgjidhet kryetar. Edhe ish gruaja e Nelson Mandelës përfiton nga fama e burrit por ai, Mandela i pavdekshëm ndërsa ”Mandelat” tanë vdiqën për së gjalli!
Të koft puna e mbarë!
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 5 shkurt 2020
Komentet