#
Në shtëpiçkën, me qerpiçka
8 Nëntor, lindi partiçka
Dhe u rrit ne ball’ t’furtunës
Sokoleshe, Parti e Punës
Sokoleshe, por mbet’ beqare
Thone, s’u martua fare
#
Thone, s’u martua kurrë
Veçse shkoi, burre me burrë
Ku me Titon, ku me Stalinin
Ku me Mosken, ku me Pekinin
Rrugn’ e mutit , kishte marrë
Domosdo, mbeti me barrë
#
Mbirrë. fara komuniste
Rritur barku sa ti pelciste
Here qante, e here villte
Mbetur mbarse, por nuk po pillte
Dhe u beme, pik e vrer
C’ka Partia, qe s’po e nxjerr
Pritem pritem , 50 vjet
Prit te pjelle, partia shtet
#
Kur aty, nga 90 -ta
Tu shtri Partia, or tungjatjeta
Dhe rrenkonte, si nje dreq
I plasen ujrat, i plasen keq
#
Hajde mor të pjellë hajde
E zbrazi barkun si gajde
Dhe nuk polli pak e pakë
Ku binjake e ku trinjakë
Pill parti, e pill partiçka
Ku te bëmshme, e ku kerthiçka
Mëngjërashka e djathtaniçka
Parti blu, roz e kaleshka
Pill e pill, e s’ju lodh pjeshka
O ta lumsha moj partia nënë
Edhe bushter te kishe qënë
#
Moj parti moj ta lumsha synin
Kyçe moj pjeshken, e i ver’ drynin
30 vjet, vec nxjerr partiçka
Nga shtëpiçka, me qerpiçka
Meti Fidani..
Pse tani nuk është pa partiçkën përsëri me barrë Shqipëria jo partia ..Mos mendon vallë se është mbjellë ndonjë fidançkë për të marrë produkte shqiptare ..edhevtani dobiça dalin por jo lindorë ,perëndimorë ..por të shtyjnë e të pështyjnë të tallin e të nëpërkëmbin se të tillë jemi katandisur nga partiçkat e partiçkës ..pra një funksion e kreu sidoqoftë ajo psrtiçkë ..polli këto partiçka që shitën shqipërinë ..ndërkaq sa qe ajo partiçkë ..bëri si i desh trapi ..dhe meti e fidanët nuk mbinin dot ..
bravo fidani po shumica e mender shqipetareve nuk e dine akoma qe tetera ketopartickat jane binjake e ca te pjerdhur flijohen per nje gjatosh ca te tjere per gjatoshin tjeter ca te tjere per shkurtabiqen me shkurtabiqin