VOAL

VOAL

Kjo që ndodhi me Donika Gërvallën është maja e turpit dhe krimit! Nga Rexhep Gjergji

May 22, 2016

Komentet

Bardhi: Kurrë nuk ka ndodhur që policët të kërcënojnë deputetët me jetë, brenda Kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas skandalit të ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku forcat speciale të policisë jo vetëm kanë penguar deputetët të kryejnë detyrat e tyre, por policët e Ramës kërcënuan edhe me jetë deputetët e opozitës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që deputetët të rrethohen nga forcat speciale të Policisë së Shtetit brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kurrë gjatë një seance plenare nuk ka ndodhur që forcat speciale të Policisë së Shtetit të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit dhe të pengojnë lëvizjen e deputetëve. Kuvendi sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit ka forcat e veta të sigurisë, që janë pjesë e Gardës së Republikës.

Kurrë nuk ka ndodhur që një punonjës policie brenda ambienteve të Kuvendit të kanosë me jetë një deputet.

Pavarësisht debateve të përhershme dhe tejkalimeve të kompetencave herë pas here nga Garda e Republikës, sot ishin pikërisht punonjësit e Gardës që mbrojtën jetën e deputetëve të kanosur nga Policia në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Sot Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Shteti që kërcënon brenda Kuvendit me polici deputetët e opozitës, nuk ka asnjë lidhje me nje shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe asnjë lidhje me parimet që udhëheqin një vend anëtar i NATO-s! sn

FOTOLAJM- Policia gënjen haptas, kjo është arma që polici u nxori deputetëve të PD në Kuvend

Policia e Shtetit me një reagim të nxituar dhe skandaloz, kërkon të mohojë se një efektiv i forcave speciale të FNSH-së u ka nxjerrë armën brenda ambienteve të Kuvendit, deputetët të Partisë Demokratike.

Policia arrin deri aty sa të mohojë edhe pamjet filmike të bëra nga protestuesit dhe deputetëve gjatë momentit të përplasje.

Sigurisht reagimi i policisë është i urdhëruar politikisht, ashtu siç ishte urdhëruar politikisht edhe të futej në një objekt të rëndësisë së veçantë që ruhet ekskluzivisht nga Garda e Republikës.

Reagim i Policisë së Shtetit

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.

Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.

Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnjë punonjës policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.

Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.

sn

Biden viziton sot Gjermaninë për bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të udhëtojë sot për në Gjermani për një vizitë të shkurtër, gjatë të cilës do të diskutojë me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kievi është duke u bërë thirrje aleatëve të vet perëndimorë të ndërmarrin hapa urgjentë për t’i dhënë fund luftës.

Konflikti i zgjeruar në Lindjen e Mesme pritet të jetë gjithashtu lart në agjendën e bisedimeve mes liderëve.

Biden fillimisht planifikoi ta mbante një takim më të madh me mbështetësit ushtarakë të Ukrainës në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Ramstein, javën e kaluar gjatë një vizite të paraparë treditore. Por ai e anuloi atë vizitë për t’u marrë me pasojat e uraganit Milton.

Tani, presidenti amerikan do ta kryejë një vizitë të shpejtë. Ai pritet të mbërrijë në Gjermani të enjten vonë dhe të takohet me presidentin dhe kancelarin e Gjermanisë të premten në mëngjes, para se të takohet me katërshen evropiane pasdite.

Ai po e bën këtë vizitë në një javë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i vizitoi vendet perëndimore për ta paraqitur “planin e fitores” për t’i dhënë fund pushtimit të plotë nga Rusia, i cili nisi në shkurt 2022.

“Situata në fushëbetejë në Ukrainë, trajektorja e luftës dhe si mund aleatët ta mbështesin më së miri Ukrainën, do të jenë temë diskutimi”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane para vizitës së Bidenit, në lidhje me takimin me udhëheqësit evropianë.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën në Parlamentin gjerman se SHBA-ja dhe Gjermania nuk do ta ndalin ndihmën për Ukrainën.

“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj, si dhe të demokracisë së saj. Dhe, ne do të vazhdojmë të jemi të tillë”, tha Scholz.

“Por kjo është një kohë kur, përveç mbështetjes sonë të qartë për Ukrainën, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kuptuar se si mund të sigurohemi që kjo luftë të mos vazhdojë përgjithmonë, që të mos vazhdojë të vrasë një numër të pabesueshëm grash dhe burrash”, shtoi ai.

Zelensky thotë se plani i tij, i cili do të përfshinte ftesë të pakushtëzuar për Ukrainën për t’iu bashkuar NATO-s tani, synon ta detyrojë Kremlinin të negociojë në mirëbesim.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë aleatë të ngushtë të Izraelit, i cili është bërë gjithnjë e më i izoluar për shkak të fushatës së tij ushtarake në enklavën palestineze të Gazës, ku autoritetet vendase thonë se janë vrarë më shumë se 42.000 njerëz.

“Ne nuk do të pranojmë që Irani të sulmojë Izraelin me raketa”, tha Scholz të mërkurën.

“Kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ketë destabilizim të mëtejshëm të rajonit. Dhe, Irani po luan me zjarrin. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai. REL

Opozita nuk heq dorë, përplasje me Gardën dhe forcat e policisë, deputetëve iu bashkohen dhe protestuesit e bashkisë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbylli seancën parlamentare, por situata te Kuvendi mbetet e tensionuar dhe vazhdimisht ka përplasje apo shtyrje mes opozitës dhe Gardës.

Ndërkohë që deputetëve iu janë bashkuar dhe protestuesit që protestojnë para bashkisë. Ata kanë çarë gardhin metalik dhe atë të forcave të Gardës, por më pas janë zmbrapsur.

Ndërkohë që në oborrin e parlamentit janë shtuar forcat e policisë, deputetët e PD kanë kërkuar largimin e tyre.

 

Tensione jashtë sallës së Parlamentit. Përsëritet skenari i dy jave më parë. Deputetët e PD tentojnë të hyjnë në seancë dhe të largojnë gardhin metalik, por nuk janë lejuar nga Garda. “Mos mbroni hajdutët dhe kriminelët. T’u vijë zor”, dëgjohet të thuhet nga deputetët e PD. Deputetët e papërjashtuar kanë pasur probleme për të hyrë, por ata që kanë qenë brenda kanë mbledhur karriget në foltore. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nisi punimet e seancës mes protestës së deputetëve opozitarë jashtë Kuvendit dhe kaosit brenda Parlamentit.

 

Ndërkohë kërkohet lejimi i hyrjes në Kuvend për deputetët e pa përjashtuar. “Ky parlament që është burg i sigurisë së lartë kërkon të na çojë në BE. Burg i sigurisë së lartë është kthyer parlamenti”, deklaroi Noka.

 

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare teksa socialistët kanë zgjedhur të paraqiten në Kuvend para orarit të nisjes së seancës, në përpjekje për të shmangur tensionet me kolegët e opozitës. Edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur 30 minuta para.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.

Ndërkohë, në seancën e sotme do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera. Kujtojmë se seanca e kaluar nuk u zhvillua për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ishte në Tiranë për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës.

 

Garda ka marrë masat e nevojshme në mënyrë që të shmangë përshkallëzimet, pasi opozita e ka bërë të qartë se mosbindja do të vijojë, çka referuar seancave të mëparshme, ka rezultuar në përplasje me anëtarët e gardës dhe konflikt me deputetët e mazhorancës.

Pak orë para seancës parlamentare, PD ka mbledhur grupin parlamentar. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se grupi parlamentar i PD është mbledhur rreth orës 8:30 dhe më pas do t’i drejtohen Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Në mbledhje pritet të diskutohet për aksionet e opozitës dhe pjesëmarrjen në seancë, në një kohë kur 24 deputetë vijojnë të jenë të përjashtuar.

Sot Garda ka shtuar masat para institucionit dhe ka vendosur një gardh metalik në hyrje të parlamentit. Dy javë më parë deputetët e opozitës tentuan të hynin në parlament dhe u përplasën me punonjësit e Gardës, por edhe kolegët e tyre socialistë.

RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 72, datë 15.10.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu – jo më shumë se 20 minuta Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë dhe Financën; Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Komisioni për Çështjet Europiane. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

9. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 6, të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)bw

FOTOLAJM: ‘Edi Rama Mafia’

‘Edi Rama, Mafia’!

Kjo është parrulla e deputetëve të opozitës që ka zënë vend në hyrje të sallës së parlamentit, të cilin kryetarja Eilsa Spiropali e ka kthyer si një burg të sigurisë së lartë.

Përveç gardistëve, Spiropali ka futur në parlament edhe policinë dhe zjarrfikëset.SN

Rutte: Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, shqetësuese – Rusia synon të dëmtojë demokracitë

VOA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se gjendja e sigurisë në Ballkanin Perëndimorë është e brishtë, ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet për të dëmtuar demokracitë në rajon.

Ai i bëri këto komente në prag të takimit dyditësh të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët siç tha, do të diskutojnë edhe operacionet e aleancës në Kosovë.

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e paktë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës“, tha sekretari Rutte në një konferencë për shtypin ne selinë e NATO-s në Bruksel.

Ai tha se përkushtimi i NATO-s ndaj misionit të saj paqeruajtës në Kosovë mbetet i fuqishëm. “Për më shumë se dy dekada KFOR-i ka ruajtur një mjedis të qetë dhe sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, tha sekretari Rutte.

Aktualisht mbi 4 mijë e 400 trupa të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen për sigurinë në Kosovë dhe përgjatë vitit që lamë pas, aleanca shtoi praninë e saj pas tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Sekretari Rutte tha se Rusia “po bën përpjekje për të penguar demokracitë në rajon nëpërmjet kërcënimeve hibride, përfshirë dezinformimin. Ajo po përdor brishtësitë e brendshme për të krijuar ndarje”.

Diplomacia perëndimore shpesh ka tërhequr vërejtjen se Rusia mund të provojë të nxisë konflikte në Ballkan për të tërhequr vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

NATO-ja e përkushtuar ndaj Ukrainës – kërkon më shumë qartësi për “planin e fitores” të presidentit Zelensky

Zoti Rutte tha se aktualisht NATO-ja është e përqendruar të ndihmojë Ukrainën që të rifitojë më shumë territor dhe të forcojë pozicionin e saj para çdo negociate të ardhshme për paqe, por aleanca nuk dha ndonjë shenjë se do të ishte e gatshme ta ftonte së shpejti Ukrainën për t’u bashkuar në radhët e saj.

Aleatët kërkuan më shumë informacion nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për “planin e tij të fitores” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Plani përqendrohet në kërkesën që NATO-ja të ecë përpara me një proces të “përshpejtuar” të anëtarësimit të Ukrainës, që presidenti Zelensky e bëri dy vjet më parë, për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë të aleancës ushtarake, pasi Rusia filloi agresionin e saj në shkallë të gjerë.

Besueshmëria e NATO-s mbështetet në garancinë e saj të sigurisë kolektive, përkatësisht në nenin 5 të traktatit të saj themelues që paraqet një angazhim politik nga të gjitha vendet anëtare për t’i ardhur në ndihmë çdo anëtari, sovraniteti ose territori i të cilit mund të sulmohet.

Megjithatë, ky parim nuk zbatohet për një vend partner si Ukraina.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk pranoi të mirëpresë “planin e fitores”, duke thënë vetëm se ai dhe aleatët “e marrin parasysh” atë. Ai nuk diskutoi se kur Ukraina mund t’i bashkohej aleancës më të madhe ushtarake në botë, përtej këmbënguljes që ajo do të bëhet anëtare.

“Plani ka shumë aspekte dhe shumë çështje politike dhe ushtarake që vërtet duhet t’i rrahim me ukrainasit për të kuptuar se çfarë fshihet pas tij, për të parë se çfarë mund të bëjmë, çfarë nuk mund të bëjmë”, tha sekretari Rutte.

Presidenti Zelensky do t’u shpjegojë elementet e planit të tij të enjten udhëheqësve të Bashkimit Evropian si dhe ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Plani dhe debatet rreth tij po ndodhin në një kohë të errët për Ukrainën. Trupat e saj po përpiqen të përballen me forcat ruse më të numërta dhe të pajisura më mirë, veçanërisht në rajonin lindor të Donetskut, ku ato gradualisht po zmbrapsen. Kievi po mbijeton me ndihmën perëndimore, por Ukraina thotë se ndihma po arrin shumë ngadalë.

E ardhmja e Ukrainës në NATO është një çështje që aleanca e ka peshuar për 16 vjet.

Në takimin e lartë në Uashington në muajin korrik, 32 vendet anëtare deklaruan se Ukraina është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Megjithatë, pak gjëra kanë përparuar që kur udhëheqësit e NATO-s i premtuan Ukrainës dhe Gjeorgjisë në vitin 2008 se “këto vende do të bëhen anëtarë të NATO-s” një ditë.

Tani për tani, NATO-ja është në një gjendje pritjeje. Vendi më i madh dhe më u fuqishëm i aleancës, Shtetet e Bashkuara, janë në prag të zgjedhjeve presidenciale. Aleatët evropianë presin pak lëvizje në Ukrainë derisa një president i ri të marrë detyrën në janar.

Përtej kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania mbeten thellësisht të shqetësuara për mundësinë e përfshirjes në një luftë më të gjerë me Rusinë që ka armë bërthamore dhe udhëheqin një grup vendesh që kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO deri në përfundimin e konfliktit.

Në çdo rast, thonë diplomatët e NATO-s, kufijtë e Ukrainës do të duhet të shënohen qartazi përpara se ajo të bashkohet me aleancën, në mënyrë që të mos ketë gabime se ku do të mund të zbatohej garancia e nenit 5.

Trupat ruse kanë pushtuar rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës.

Të dhënat e CENS-it: Vetëm 5.4% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të ndërtuara pas vitit 2016

Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit u përfshi në zhvillime të vrullshme kryesisht në ndërtimin e banesave rezidenciale në Tiranë dhe bregdet, por të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vetëm 5.4% e familjeve shqiptare banojnë në ndërtesat e ndërtuara pas vitit 2016.
Pjesa më e madhe familjeve shqiptare, 37.5 për qind e tyre, jetojnë në ndërtesa që janë ndërtuar ndërmjet viteve 1981-2000. Grupi i dytë më madh i familjeve jeton në banesat e ndërtuara ndërmjet viteve 2011-2010, me 24%.

Ndërsa 2.4 për qind e familjeve jetojnë në banesat që janë ndërtuar mbi 100 vite më parë.
Të dhënat sugjerojnë se, një pjesë e banesave të ndërtuara pas vitit 2016 ose janë blerë nga të huajt ose për investime nga vendasit, por që nuk banohen nga rezidente që rrinë në Shqipëri.

Nga fondi i total i banesave në pallate 40 % e tyre janë bosh sipas të dhënave të Cens, por në zonat urbane dhe kryesisht në Tiranë ndërtesat rezidenciale po marrin një hov të ri me ndërtimin e apartamenteve të luksit në kulla të larta.
Të dhënat e Cens tregojnë se në të gjithë vendin ka 755.950 njësi familjarë, të cilat jetojnë në 726,325 banesa. Nga këto shifra mësohet se, ende 30 mijë familje e ndajnë banesën me një familje tjetër.

Megjithë valën e ndërtimeve dhe të banesave që rrinë bosh pothuajse gjysma familjeve aktualisht (47,1 për qind) jetojnë në banesa me sipërfaqe 40-69 metër katror dhe vetëm rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 ).
Në 15 % të banesave jetojnë familje që nuk rrjet ujësjellësi brenda tyre.

Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tre dekadat e fundit, teksa stoku i banesave po rritet. Në vitin 1990, popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e censit 2023 ishte vetëm 2.4 mln banorë me tkurrje 25% nga rënia e komunizmit. Në vitin 2023, nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12% e tyre kishte vetëm një banor.

Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person i vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit të të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre./Monitor/

Intervista e Nënpresidentes Harris për Fox News, shkëmbime të nxehta mbi emigracionin e çështje të tjera

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News’ të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pyet mbi përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të vendit. Ajo fajësoi republikanët për dështimin në miratimin e një projektligji për kufirin.

Në një intervistë me shkembime të nxehta me gazetarin e Fox News-it, Bret Baier, zonja Harris u pyet se çfarë mendonte mbi vendimin e hershëm të administratës (Biden) për të ndryshuar disa nga politikat kufizuese të rivalit republikan Donald Trump mbi emigracionin, si dhe t’i përgjigjej një nëne që foli në Kongres mbi humbjen e fëmijës së saj në duart e një emigranti të paligjshëm.

Më vjen shumë keq për humbjen që ajo ka pësuar, por le të flasim për atë që po ndodh tani“, tha zonja Harris.

Kamala Harris tha se Donald Trump u kërkoi republikanëve të refuzonin një projektligj dypartiak mbi imigracionin sepse, sikurse tha ajo, “atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

Intervista ishte pjesë e një apeli të drejtpërdrejtë nga ana e zonjës Harris drejtuar votuesve republikanë teksa theksoi mbështetjen e republikanëve për fushatën e saj në një shtet fushëbeteje si Pensilvania përpara se të dilte për intervistën në Fox News, një rrjet me prirje konservatore.

Gjatë intervistës zonja Harris u pyet në lidhje me komentin e saj të bërë së fundmi se nuk do të ndryshonte “asgjë” në lidhje me ato çfarë ka bërë administrata Biden. Për ‘Fox News’ ajo tha se:

Më lejoni të jem shumë e qartë, presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit”, por pa dhënë më shumë detaje.

Më herët, në qarkun Bucks, në periferi të Filadelfias, zonja Harris foli mbi ato që i quajti përpjekje të zoti Trump për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë.

Zonja Harris tha se veprimet e zotit Trump shkelën Kushtetutën dhe siç tha ajo, nëse atij do t’i jepej mundësia, do ta shkelte atë përsëri.

Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit (të kabinetit) të tij”, tha zonja Harris.

Mbi 100 republikanë iu bashkuan zonjës Harris në qarkun Bucks, mes tyre Adam Kinzinger, një ish-ligjvënës dhe anëtar i komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

Pavarësisht se për kë keni votuar herën e fundit, ka një vend për ju në këtë fushatë“, tha zonja Harris.

Nënpresidentja udhëheq me 46% për qind krahasuar me 43 që është mbështetja për kandidatin republikan Donal Trump sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’.

Zonja Harris ka tentuar më parë të afrojë votuesit e zhgënjyer me zotin Trump. Në fillim të këtij muaji, ish-ligjvënësja republikane Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, u bëri thirrje amerikanëve të vendosin vendin mbi partinë e të votojnë për zonjën Harris, duke thënë se zoti Trump nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara.

Zonja Harris përsëriti të mërkurën zotimin e saj për të emëruar një republikan në kabinetin e saj, nëse zgjidhet.

Shefi i NATO-s: Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon, e brishtë

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e brishtë, duke përmendur në veçanti atë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e vogël në dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës“, tha Rutte për gazetarë në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Gjendja e sigurisë në Kosovë mbetet e tensionuar prej vitit të kaluar, veçanërisht pas një sulmi nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, si pasojë e të cilit u vra një polic dhe tre sulmues.

Së voni, NATO-ja ka zhvendosur trupa në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ata dërgojnë “mesazh të qartë” të vendosmërisë të fortë të NATO-s dhe përkushtimit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësitë e aleancës dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur.

Rutte u zotua se NATO-ja do të mbetet fuqishëm e përkushtuar për misionin e vet në Kosovë, KFOR, i cili ka mbi 4.400 trupa ushtarake në vend.

“Për më shumë se dy dekada KFOR-i ka ruajtur një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. Përkushtimi i NATO-s për KFOR-in mbetet i fuqishëm edhe sot“, theksoi Rutte.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

Rutte, ish-kryeministër i Holandës, para dy javësh e mori përsipër rolin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s duke e pasuar në këtë post ish-shefin e aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai foli edhe për përpjekjet e Rusisë për të krijuar ndasi të rajon përmes fushatave dezinformuese.

“Rusia, po ashtu, po bën përpjekje për të penguar demokracinë në rajon me kërcënime hibride dhe kibernetike, përfshirë edhe dezinformimin. Ajo po përdor ndjesitë e brendshme për të krijuar ndasi“, nënvizoi ai.

Ky do të jetë takimi i parë i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të Mbrojtjes nën udhëheqjen e Ruttes./ REL.

E para herë- Deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë në dyert e Europës: Përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg.

“Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian. Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë të PD. Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian”, raportoi gazetari Stafa.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për perjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.bw

16 refugjatët e parë mbërritën sot në Shqipëri- Reagon BE: Nuk është e ligjshme dhe as modeli i duhur për Europën

“Modeli i Shqipërisë nuk është model për Europën. Kjo sepse thjesht nuk është e ligjshme. Të paktën nuk është sipas standardeve evropiane”. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas mbërritjes në Shëngjin të anijes së parë me refugjatë të cilët u kapën në det të hapur dhe kishin për destinacion brigjet italiane.

BE njoftoi zyrtarisht se kjo metodë nuk është në përputhje me rregullat e komunitetit europian.

Mëngjesin e kësaj të mërkure (16 tetor) zbarkoi në portin e Shëngjinit anija “Libra” e marinës italiane me 16 refugjatë në bord, nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata u trajtuan fillimisht në qendrën e pritjes në Shëngjin ku sipas procedurave duhet të qëndrojnë rreth 8 orë.

Ata vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta. Refugjatët e mbërritur në tokën shqiptarë janë kapur në det të hapur nga anijet patrulluese italiane. Anija Libra monitoron ujërat dhe imbarkon emigrantët e paligjshëm, të cilët sipas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, sillen në Shëngjin dhe më pas dërgohen në qendrat e Gjadrit, për të pritur më pas përgjigjen për kërkesat e tyre për azil.

Gjithashtu, në qendrën e Gjadrit është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat për çdo rast.

Ky i sotmi ështe operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera.bw

Shqipëria e para për varfërinë- Bardhi: Buxheti i shtetit për përfitime personale! Ballukut iu shtuan 260 milionë euro

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Eurostat, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thotë se kjo vjen si ‘pasojat e 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës, pasi buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve’.

‘Për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Pasojat e 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës!

Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet.

Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve.

Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO!


Send this to a friend