Platforma për Dialogun me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Dokumenti që nuk ka marrë përkrahjen e LDK-së dhe Vetëvendosjes, përfshin çështjet të cilat ekipi negociues do t’i shtrojë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, shkruan Gazeta Express.
Platforma shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.
Ajo u miratua dje me vota pro, ndërsa dy partitë opozitare kishin refuzuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të trajtojnë atë platformë dhe të japin kontributin e tyre në të.
Platforma e dialogut u publikua dy javë më parë nga dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.


Unë nuk e preferoj dhe s’më duket aspak normale qi të publikohen ky dokument i parlamentiti të Kosovës….. sepse takimet midis serbis dhe Kosovës konsiderohet një betejë politike- diplomatike. Kush do ta fitoji? Ai qi ka ruejt sekretin e projektit të takimit?
A e ke shpallë parlamenti serbë negociatat me Kosovën ? Jooooooooooo!
Kjo strategji me duket e qellimshme dhe e ka deshtimin pa u ulë Kosova me serbin!