Ja një tjetër përfitim i vajit të ullirit: Dieta mesdhetare (që ka si përbërës kryesor vajin e ullirit) mund të ndihmojë në shtimin e përfitimeve të të ashtuquajturit kolesterol “i mirë” – HDL.
Vetëm 4 lugë gjelle të këtij ingredienti shumë të përdorshëm parandalojnë formimin e pllakës bakteriale tek arteriet.
Gjatë një studimi të kryer nga Instituti Kërkimor Mjekësor në Barcelonë, njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës ndoqën një nga këto 3 dieta për një vit: dieta mesdhetare e pasur me 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë, një dietë mesdhetare e pasur me një grusht me fruta të thata çdo ditë, dhe një dietë e kontrolluar e fokusuar në ushqime dhe ëmbëlsira të përpunuara.
Të dyja dietat mesdhetare kishin në përmbajtje fruta, perime, thjerrëza, drithëra, si dhe sasi të moderuar të peshkut dhe proteinave.
Vullnetarëve iu morën mostrat e gjakut në fillim të studimit dhe një vit më vonë. Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan se të dyja dietat mesdhetare rritën nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) tek vullnetarët, edhe pse efekti ishte më i madh tek ata që morën më shumë vaj ulliri.
Në mënyrë më specifike, dieta mesdhetare me bazë vajin e ullirit ndihmoi në largimin e kolesterolit nga pllaka bakteriale në arterie deri në mëlçi. Nga këtu pastaj kolesteroli mund të eliminohet tërësisht nga trupi.
Kjo dietë ndihmoi gjithashtu në relaksimin e enëve të gjakut, që mban ato të haur dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut siç duhet. Të dy këta faktorë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Shkencëtarët nuk janë ekzaktësisht të sigurt përse dieta mesdhetare e pasur me vaj ulliri ishte më e mirë se ajo me fruta të thata, megjithatë ata besojnë se antioksiduesit tek ky vaj mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të kolesterolit të mirë (HDL).
Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të parë nëse të njëjtat përmirësime mund të shihen edhe tek njerëzit e shëndetshëm.
Burimi: Men’s Health /Shendeti.com.al
Komentet