Nuk ke ç’të bësh! Kalben gjethet e drurët
E zhduken nga kjo tokë, s’dihet se si,
Gërryen shiu e dëbora dheun e gurët
Dhe lumi si deve të gjithë i pi!
E si një pikë lot shterojnë detet.
Vrapojnë vitet këmbëzbathur, gjithë ngutje!
Po nga kjo “maratonë” e dashur, ndoshta mbetet
Kjo buzëqeshje e dëlirë e kjo puthje.
Tiranë, 3 korrik 1995
—
Nga libri “Hënë e vjedhur”, Tetovë 1996
Komentet