Anglia poshteron Shqiperine ne Wembley 5- 0 qe ne pjesen e pare …Hot Trick i Harry Kane…
Se pari po ju tregoj 10 humbjet poshteruese te Shqiperise qe nga 1950 -2021…e ku nje humbje te tille te thelle kesisoj 5-0 …per here te fundit Kuq e Zinjte e kishin pesuar 30 vjet me pare ne Paris prej Frances …
24 shtator 1950 -Hungari – Shqiperi 12-0
8 prill 1967 – Gjermani -Shqiperi 6-0
15 nentor 1980 – Austri -Shqiperi 5-0
18 nentor 1981 -Gjermani – Shqiperi 8-0
22 shtator 1982 – Austri – Shqiperi 5-0
18 nentor 1987 – Spanje -Shqiperi 5-0
26 prill 1989 – Angli – Shqiperi 5-0
19 dhjetor 1990 – Spanje – Shqiperi 9-0
30 mars 1991 – France -Shqiperi 5-0
12 nentor 2021 – Angli – Shqiperi 5-0…
E pra ne 10 ndeshje kemi pesuar plot 65 gola pa shenuar asnje te vetem perballe 6 kundershtaresh…dhe keto rrezultate i takojne Shqiperise e jo San Marinos , Andores apo Ishujve Faroe e Lihtenshtejnit !
Cfare ndodhi realisht ne Wembley ne mbremjen e 12 nentorit 2021…
Nje dite para ndeshjes FIFA & UEFA ne vend te gjyqtarit gjerman qe ishte caktuar per kete ndeshje urdherojne nje gjyqtar francez… per te fershellyer ne England – Albania [???]…
Reja …ndryshon mendje ne castet e fundit dhe fut Strakoshen ne vend te Berishes…[???]…
Armando Broja -Ylli ne shperthim i futbollit shqiptar ”zhduket” si me magji dhe jo qe nuk eshte as ne formacion por as edhe ne pankine …dhe e ndjek takimin nga tribuna e Wembleyt…[???]…
…Dhe gjithcka ka nisur me keq sa me s’thuhet per Shqiperine…ne te 8′ vjen goli i pare anglez me Maguire ….Gjasula ndeshkohet me karton te verdhe …ndersa Bare largohet i demtuar…e pas tij po i demtuar largohet edhe Kumbulla…dhe jane luajtur vetem 16 minuta loje…
E ne kete situate …Uzuni del i vetem perballe portierit Pickford dhe humb nje Gol te sigurte qe nje sulmues i mirefillte e humbet vetem 1 here ne karieren e tij…
Dhe tek kujton se po ky Uzuni qe s’le rast pa shenuar per Ferencvaroshin hungarez …e qe ka humbur raste te tilla golash me fanellen e Shqiperise edhe kunder Hungarise e Polonise …te vjen te thuash…me mire faljani hungarezeve se sa e mbani ende tek Shqiperia…
Ne vijim vjen rrebeshi e stuhia e pa ndaleshme angleze…qe e ben Shqiperine e italianit Reja inegzistente ne fushen e lojes…dhe te dukej sikur Anglia kishte perballe San Marinon e jo skuadren qe renditet e treta ne grup e qe e ka mundur Hungarine 2 here brenda 1 muaji….
As mbrojtje [ ku anglezet bejne gallate me mbrojtesit tane qe duken si amatore]…as mesfushe …ku vendasit fitojne absolutisht cdo lloj dyluftimi me kundershtaret e tyre [ e ku Bajrami , Gjasula por edhe Trashi e Hysaj duket sikur luajne futboll per here te pare ne jeten e tyre]…e sigurisht as sulm per ti mbajtur disi ne tension britaniket…pasi as Uzuni e as Cikalleshi nuk munden te benin dot gje perballe nje mbrojtje te sakte e agresive te skuadres se Southgate…edhe pse Myrtos ju dha nje mundesi e Arte te cilen e humbi si te qe nje amator klasik…
E pas Maguirre 8’…shenojne radhazi Kane 18’…Henderson 28’…-Kane 33 dhe ne te 46′ …dhe 5-0 vetem pjesa e pare … ku me nje rrezultat te tille po ne pjesen e pare na pat ndeshkuar Gjermania e Rumeniges me shoke 40 vjet me pare…
Absolutisht sipas meje …nje pjese e pare me e dobeta ne historine e Kombetares se Shqiperise …ne te gjitha drejtimet …ku njeri ishte me i keq se tjetri…
Ne pjesen e dyte Anglia tashme e ngopur me gjithcka na meshiron …nderkohe qe edhe nderrimet e bera ku ne loje tashme jane edhe Ramadani e Mihaj e ne fund edhe Roshi…e para tyre edhe Laci e Dermaku …loja e taneve sikur gjeti njefare ekuilibri…te pakten per tu mbrojtur disi me mire e per te mos pesuar me e per tu mos u poshteruar edhe me keq se aq…
Edhe pse saktesisht ndodhi po ne te njejtin stadium e po ne te njejten perballje Angi- Shqiperi ajo qe kish ndodhur plot 32 vjet me pare…si me loje e po ashtu edhe me te njejtin rrezultat…
Te te mundi Anglia nuk eshte turp e as fundi i botes aq me shume kur kete ajo e ben ne Wembleyn e saj mitik…ku para nesh e kane pesuar edhe ekipet me ne ze te futbollit europian e boteror…por qe te dalin futbollistet tane e trajneri yne neper ekranet e tv e te thone me plot gojen se shkojme ne Angli per nje rrezulta pozitiv…e do ti mundim anglezet brenda ne fushe te tyre se futboll eshte e ne futboll ndodhin te gjitha [ ???]… ndaj dhe ne shpresojme qe te fitojme me Angline e Hungaria te ndale Polonine e pastaj te jemi ne te dytet ne grup e te sigurojme Play – Off -in… e pra kjo sinqerisht o njerez nuk ka bythe ku te rrije…
Dhe me kete gjuhe folen Veseli, Kumbulla, Roshi, Cikalleshi. Laci etj…
E Reja shkon edhe me larg tek thote se …ky stadium na ka sjell fat ne italianeve …duke e krahasuar ”fatin” e tij me ate te Kapellos e Mancinit…hahaha …ore nuk thone kot qe Peshku qelbet nga koka…
E kur kujton edhe thirrjen e deklaraten e kreut te FSHF sone z. A.Duka disa dite me pare …drejtuar tifozeve kuq e zinj ku ju thoshte se ai vertet beson tek mrekullia ne Loder …te vjen te thuash me plot gojen …mire ju a beri Anglia e mekat qe nuk ju futi edhe nja 5 te tjera ne pjesen e dyte qe te zini mend per here tjeter e njehere e mire per te mos nxjerre me nga goja brockulla te tilla e per te mos folur me neper ekranet e tv si kunguj , si kalamaj e si amatore ….ok…
Komentet