Voal – Një kishë në Napoli e ka nisur krejt ndryshe nga herët e tjera meshën e së dielës. Kisha e Shën Jozefit në Napoli ka nderuar komunitetin e emigrantëve shqiptarë me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit.
Në nisje të meshës, në sfond është luajtur himni kombëtar shqiptar dhe flamuri kuqezi është shpalosur në procesionin që parapriu fjalimin e përfaqësuesit të famullisë.Në emër të të rënëve në luftën për çlirimin e Shqipërisë janë ndezur qirinj me ngjyrë të kuqe.
“Këta qirinj përfaqësojnë kujtimin e heronjve që kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë”, tha drejtuesi i meshës.
Pas meshës së shenjtë, për besimtarët kisha ka ofruar një tortë me mbishkrimin “Rroftë Shqipëria e Lirë”.
Komentet