Imazhin e saj na e solli sot Dom Simon Filipaj i riu, nga Ulqini, nipi i përkthyesit të Biblës në shqip, shtjelluesit të Shkrimit të Shenjtë, Dom Simon Filipaj.
Më ngjalli emocion, Kisha Katolike e Vlorës, e madherishme dhe e shenjtë gjithmonë, dua te them edhe kur ishte e ndaluar…
Kam patur shtëpinë afër saj. Edhe kur gjatë viteve te diktaturës e kthyen në teater kukullash, ne shkonim si fëmije (… e dinin më të rriturit që kishte qenë kishë…) dhe ndjehej drita dhe misteri.
Murgeshat e dashura banonin pranë, por nuk lejoheshin të shfaqeshin si të tilla, pakkush dinte dhe për ato. E ato benin mrekullira me duart e tyre…
Kujtoj si gocë kushërirën time nuse, Mirën e dashur, mahnitesha me trendafilat e kuq velvet në kryet e saj. Ato i kishin punuar murgeshat e ndaluara. Pastaj kam pare punë dore të tjera prej tyre.
Punonin dhe punonin, modifikonin veshjet e te rejave, i përshtasnin në atë varfëri, ndodhte t’u digjeshin me hekur, i perplotësonin bukur , por ato ndihmonin në mjekësi, benin barna, perhapnin muzikë, shkurt zbukuronin kohën, jetën.
Nga ishin? Nga Shkodra, italiane?
Keshtu thoshin, por ngado që të ishin, ato mbesin të dashura, të përungjura, të gjendura, të shenjta…
Natyrisht qytetarë te Vlorës dinë më shumë per to, do të doja një libër a film që t’u kushtohej murgeshave tona…
M’i kujtoi ky imazh që na solli Dom Simon Filipaj të kishës katolike afër shtëpisë së fëminisë time në Vlorë.
Komentet