Në 100 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh rus, Leon Tolstoi, Kisha Ortodokse ruse, këmbëngul se nuk do ta ndryshojë vendimin e parë për përjashtimin nga rradhët e komunitetit të saj të shkrimtarit të madh.
Leon Tolstoi është përshkruar si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Ai është autori veprave klasike si ‘Ana Karenina’ dhe ‘Lufta e paqja’, romane, të cilat i dhanë shkrimtarit famë dhe popullaritet në mbarë botën.
Megjithatë në atdheun e tij Tolstoji ka qënë një figurë shumë e debatueshme.
Pas një transformimi shpirtëror, Tolstoi anarkist, u kthye në një kritik të ashpër të Kishës Ortodokse Ruse dhe në 1901, kisha e përjashtoi atë nga komuniteti i saj.
Më shumë se njëqind vjet më pas, Kisha Ortodokse Ruse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim.
Në një letër të botuar javën e kaluar në gazetën qeveritare, Patriarku i Moskës, Tikhon shpejgoi se ishte Leon Tolstoi ai që vendosi të largohej nga kisha.
Patriarku tha se shkrimtari që prej fëmijërisë së tij kishte zhvilluar një lloj të ri besimi dhe më vonë gjatë jetës së tij formoi edhe një sekt të vogël të tij.
Kleriku shtoi se mësimet e Tolstojit kishin qënë “anti-kristiane” dhe “shkatërruese” për Rusinë.
Patriarku i Moskës tha se megjithëse Kisha nuk do ta falte Tolstoin, të krishterët mund të bënin lutje të sinqerta dhe të përulura për “shpirtin e shkrimtarit të madh”.
*21 nëntor 2010
Komentet