VOAL – HALLE – Ndoshta askush nuk priste një Andreas Seppi (ATP 45) aq luftarak, të vrullshëm dhe të vendosur. Ndoshta as vetë Roger Federer (2). Pak rëndësi ka, sepse bazelasi ka trimfuar në Halle Open 7-6 6-4 në një garë të vështirë, por ku ka pasur mundësinë të shprehë nga njëra minutë në tjetrën epërsinë e tij.
Seti i parë është mbyllur me një tie-break, të cilin King Roger e luajti në mënyrë të shfrenuar. Seppi nuk kishte çfarë të bënte më, veçse të dorëzohej, pasi kishte luftuar vendosmërisht. Jugtirolasi ia kishte arritur ta vinte Federerin shpesh në pozitë të vësshtirë.
Epërsia e bazelasit u theksua në setin e dytë. King Roger, ndoshta pasi e kishte “studiuar” kundërshtarin, nuk i ka lëmë më atij hapësirë, duke rrëmbyer skeptrin për herë të tetë në Halle. sda/ats
Komentet