Omar Sharif lindi në Aleksandri Michel Demitri Chalhoub, më 10 prill 1932. Ai mori emrin e artit Sharif, që do të thotë ‘fisnik’ në arabisht. Ai qe kandiduar për Oskar dhe ka fituar tri çmime Golden Globe.
Babai i tij Joseph Chalhoub ishte katolik me prejardhje ngaLibani, i cili u vendos në Egjipit në fillim të shekullit të kaluar. Nëna e tij Claire Saada ishte me prejardhje siriane dhe libaneze. Në rini Sharif studiou në Victoria College, ku u bë aktiv në sporte dhe tregoi interes për aktrim. Më 1955 Sharif u bë mysliman për t’u martuar me aktoren Faten Hamama, e cila u nda në janar të këtij viti nga jeta, po ashtu në moshën tetëdhjetëvjeçare.

Komentet