Një statujë rreth 40 metra e lartë, e larë me ar, po ndërtohet në nder të Mao Ce Dunit.
Vepra, që po ndërtohet në fshatin Tongxu, në provincën kineze të Henanit, është financuar nga sipërmarresit vendas dhe ka kushtuar rreth 420 mijë euro.
Skulptura do të jetë gati për 120 vjetorin e lindjes së themeluesit të Republikës Popullore kineze, i cili vdiq në 1976.
Muzeu i Historisë Kombëtare ka inauguruar ekspozitën ‘Gjigandi Mao Ce Dun’ ku janë publikuar punime të skulpturave dhe pikturave të udhëheqësit.
Komentet