Numri i personave që janë vrarë nga një seri e eksplodimeve të fuqishme në qytetin – port, Tianxhin, në pjesën verilindore të Kinës, ka arritur në 44, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në gjendje kritike shëndetësore.
Në mesin e të vrarëve janë edhe së paku 12 zjarrfikës dhe kjo ka ndikuar tek autoritetet, që t’i pezullojnë përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll, për shkak të frikës për më tepër eskplodime.
Agjencia kineze e lajmeve, Ksinhua, ka raportuar se shpërthimet masive, që kanë filluar sot në mëngjes, zanafillën e kishin në një kontejner përplotë me materje eksploduese.
Pamjet në video kanë treguar përhapjen e zjarrit të fuqishëm lart në qiell, mbetje të djegura që binin në qytet, valët e flakës duke i mbështjellur ndërtesat dhe anijet transportuese të dëmtuara.
Komentet