Lidhur me rënien në Bursë kohët e fundit dhe shpërthimin në Tianxhin
VOAL – PEKIN, 31 GUSHT – Autoritetet kineze dënuan 197 veta pse kanë përhapur zëra të rremë lidhur me rënien e Bursës kohët e fundit dhe shpërthimin shkatërrimtar të Tianxhinit, shkruan voal.ch.
Lajmin e jep agjencia Kina e Re, së cilës i referohet ANSA. Por nuk përmenden emrat e të dënuarve. Bursat e Shangait dhe të Shencjenit u rrokullisën në korrik dhe gusht duke djegur kursimet e mijëra investitorëve të vegjël.
Shpërthimi në një magazinë me lëndë kimike në Tianxhin provokoi vdekjen e 150 vetave dhe e tronditi opinionin publik kinez.
Komentet