Personi i cili denoncon të dyshuarit e huaj për spiunim do të shpërblehet me nga 100 mijë juane (rreth 13 mijë euro) deri në 500 mijë juanë (rreth 68 mijë euro)
PEKIN – Në kryeqytetin e Kinës, në Pekin filloi zbatimi i dhënies së shpërblimit për qytetarët të cilët denoncojnë të huajt që bëjnë spiunime, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të shpallur nga Zyra e Sigurisë Kombëtare në Pekin, personi i cili denoncon të dyshuarit e huaj për spiunim, në bazë të vlerës së informacionit të dhënë do të shpërblehet me nga 100 mijë juanë (rreth 13 mijë euro) deri në 500 mijë juanë (rreth 68 mijë euro).
Me këtë praktikë synohet parandalimi i aktiviteteve të spiunazhit dhe të shitjes së informacioneve për Kinën tek vendet e huaja.
Në vendim ku njoftohet se do të aplikohet sistemi i shpërblimeve prej tre fazave, shtetasit kinezë në rast se përcaktojnë aktivitetet e spunimit nga të huajt, do të mund t’i njoftojnë mekanizmat e sigurisë së vendit nëpërmjet telefonit, e-mailit ose nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta.
Vitin e kaluar në Kinë ishte deklaruar që gratë të cilat flirtojnë me meshkuj të huaj duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë se ata mund të jenë spiunë. Në lidhje me këtë, në vende publike ishin varur fotografitë me natyrë parandaluese.
Dy vite më parë në Kinë, kundër aktiviteteve të spiunimit ka filluar aplikimi “Alo, linja e denoncimit të spiunimit”. Ky aplikim hyri në fuqi me qëllim që zyrtarët e sigurimit, qytetarët dhe institucionet e rajonit Cilin, në veri-lindje të Kinës, të mund të denoncojnë rastet e dyshimta për spiunim.
Komentet