Në vitin 2019 në Vladivostok ishte koha për dolli mes të dyve
Sipas New York Times, udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti do të takohet me presidentin rus për të diskutuar një shkëmbim materialesh lufte – Moskës do i duhen predha artilerie.
VOAL- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un planifikon të udhëtojë në Rusi në shtator për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe për të diskutuar mundësinë e furnizimit të Moskës me më shumë armë për luftën e saj në Ukrainë dhe forma të tjera të bashkëpunimit ushtarak. E shkruan New York Times duke cituar liderët amerikanë dhe aleatë.
Në një udhëtim të rrallë nga vendi i tij, Kim pritet të udhëtojë nga Pheniani, me gjasë me një tren të blinduar, për në Vladivostok në bregdetin e Paqësorit të Rusisë, ku do të takojë presidentin rus si pjesë e Forumit Ekonomik Lindor, i cili zhvillohet nga 10 deri më 13 shtator. Sipas të njëjtave burime, lideri i Koresë së Veriut mund të shkojë edhe në Moskë.
Putini dëshiron që Kimi të pranojë të dërgojë predha artilerie dhe raketa antitank në Rusi, ndërsa Kimi dëshiron që Moska të furnizojë Korenë e Veriut me teknologji të avancuar për satelitë dhe nëndetëse me energji bërthamore. Udhëheqësi i Phenianit po kërkon gjithashtu ndihmë ushqimore për kombin e tij të varfër.
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se të dy kishin shkëmbyer letra duke diskutuar një marrëveshje të mundshme armësh, duke përmendur inteligjencën e deklasifikuar. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John F. Kirby tha se bisedimet e nivelit të lartë mbi bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve “po përparojnë në mënyrë aktive”. Lajmi i publikuar nga NYT gjeti konfirmim të mëtejshëm të hënën në fjalët e zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson: “Ne kemi informacione se Kim Jong-un pret që këto diskutime të vazhdojnë dhe të përfshijnë një angazhim diplomatik në nivel lidershipi në Rusi”.rsi-eb